Rezoluta e IDC-CDI/ Meta: 108 parti rrëzuan farsën elektorale të 11 Majit! Rezoluta e IDC-CDI/ Meta: 108 parti rrëzuan farsën elektorale të 11 Majit!

21
Sigal

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përshëndet dhe deklaron se e mbështet plotësisht Rezolutën “shumë të rëndësishme” të organizatës politike më të madhe në botë, IDC-CDI, ku sicc thotë ai, 108 parti rrëzuan farsën elektorale të 11 Majit!
Ja reagimi i plotë:

Përshëndes dhe mbështes plotësisht Rezolutën shumë të rëndësishme të organizatës politike më të madhe në botë, IDC-CDI, ku 108 parti rrëzuan farsën elektorale të 11 Majit!
Këto zgjedhje të kriminalizuara nuk përmbushën asnjë standard ndërkombëtar dhe shkelën dhunshëm kriteret e Kopenhagenit dhe unë e përkrah me vendosmëri vendimin e IDC-CDI për të4 dënuar manipulimin e procesit zgjedhor përmes kapjes së shtetit dhe bashkëpunimit kriminal në frikësimin e votuesve dhe manipulimin e rezultateve; përndjekjes gjyqësore ndaj liderëve të opozitës; pandëshkueshmërinë institucionale ndaj krimeve zgjedhore.
Vlerësoj lart mesazhet shumë të qarta të IDC-CDI për domosdoshmërinë e zbatimit me urgjencë të rekomandimeve prioritare të OSBE/ODIHR, për ndërprerjen e përndjekjes politike dhe rikthimin e të drejtave të plota për liderët e opozitës, si dhe për krijimin e një qeveri teknike, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut, për të mbikëqyrur reformat drejt BE-së dhe për të përgatitur zgjedhje të reja.
Pa garantuar votën e lirë, themelin e demokracisë dhe shtetit ligjor, nuk mund të ketë kurrë integrim të Shqipërisë në familjen europiane!