Reuters ”shuplakë” qeverisë: Shqipëria shteti më i korruptuar i Europës, në Shtator çelen negociatat vetëm për Maqedoninë

468
Sigal

Kur na ndajnë dhe tre ditë nga dhënia e vendimit final të Këshillit të Europës për negociatat me vendin tonë, tashmë është e qartë se shanset që ato të çelen janë zero.

Pas nismave që shumë vende kanë ndërmarrë për t’i thënë jo Shqipërisë, prestigjozja Reuters, ka shkruar se Shqipëria nuk ka shanse as në muajin shtator, duke u shkëputur nga Maqedonia në procesin integrues.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kishin shpresuar që ministrat e Evropës do t’i jepnin përparim bisedimeve rë anëtarësimit në një takim të martën e ardhshme në Luksemburg.

Kjo do të kishte hapur rrugën për aprovim nga udhëheqësit e BE në një samit në Bruksel më 20-21 qershor.

Por asnjërit prej vendeve nuk do t’i jepet dritë jeshile atëherë, thanë diplomatët dhe zyrtarët e BE për Reuters, edhe pse 13 vende të BE, duke përfshirë Italinë dhe Poloninë, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe Komisioni kanë bërë publike thirrje për fillimin e negociatave zyrtare”, shkruan Reuters.

Edhe më i keq është skenari për Shqipërinë, ku thuhet se ajo do të veçohet nga Maqedonia në rrugën e saj,

“Maqedonia e Veriut ka një shans të mirë (për bisedimet e anëtarësimit në BE), duke pasur parasysh zgjidhjen historike të çështjes së emrit të saj”, tha një zyrtar i lartë i BE duke iu referuar një mosmarrëveshjeje të vjetër me Greqinë që bllokoi rrugën e saj drejt BE dhe aleancës së NATO-s.

Ndryshimi i emrit nga Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë në Republikën e Maqedonisë Veriore ka gjasa të bindë Parisin, Berlinin dhe Hagën për të mbështetur bisedimet e BE për këtë vend,

“Por Shqipëria është ende një çështje e madhe për disa qeveri. Nuk është aspak premtuese situata“, tha zyrtari.

”Perceptuar si një nga vendet më të korruptuara të Europës, sipas Transparency International, Shqipëria – e cila tashmë është anëtare e NATO-s – ka bërë përparim të kufizuar vetëm në luftën kundër pastrimit të parave”, thonë zyrtarët e BE dhe SHBA, pavarësisht nga procesi i Vetingut që synon të nxjerrë nga sistemi gjykatësit dhe prokurorët të korruptuar.

Reuters thekson se edhe nëse do të jepet drita jeshile për çeljen e negociatave, bisedimet për anëtarësim mund të zgjasin edhe 10 vite, pa harruar faktin se për Shqipërinë disa prej shteteve kanë kërkuar rikthimin e regjimit të vizave.

“Bisedimet e anëtarësimit në BE, të cilat zakonisht zgjasin deri në një dekadë, janë një proces de fakto reformash për t’i sjellë kombet deri në nivelet e BE.

Megjithatë, më 11 qershor, parlamenti holandez miratoi një mocion kundër hapjes së bisedimeve me Shqipërinë, edhe pse një lëvizje e ngjashme për Maqedoninë e Veriut nuk u kërkua.

Qeveria gjermane kërkon një dritë jeshile për Maqedoninë, por nuk ka asnjë marrëveshje për Shqipërinë, të cilën qendra e djathtë në koalicion e sheh si një shtet problematik. Shtëpia e ulët e Bundestagut ka rënë dakord të shtyjë çdo vendim deri në shtator”, citohet në shkrimin e Reuters.