DW: Shqipërisë po i ikën edhe elita e shoqërisë

498
Sigal

Prestigjozja gjermane, publikon alarmin e ekspertëve se fenomeni i emigracionit shqiptar po merë përmasa katastrofike. Po largohen profesorë, shekncëtarë, mjekë, inxhinerë, mësues, të cilët janë truri i shoqërisë. Po ikën elita dhe ata që kanë standart të mirë jetese, për shkak të humbjes së shpresës nga qeverisja e korruptuar. Gjysma e të rinjve nga 25-39 vjeç që kanë mbetur janë me shkollë fillore

Emigracioni në rritje dhe varfëria detyron shqiptarët të  “braktisin” universitetin

Gati gjysma e të rinjve, 25-39 vjeç janë me shkollë fillore

 

Të joshur nga emigracioni, të rinjtë shqiptarë nuk preferojnë të vijojnë studimin pas arsimit nëntëvjeçar. Sipas të dhënave të INSTAT, të publikuara së fundmi, rreth mbi 40% e të rinjve në 25-39 vjeç ishin me arsim fillor në vitin 2018.

Sipas ndarjes  gjinore 39.1% ishin meshkuj dhe 43 femra. Arsimi i mesëm në Shqipëri nuk është i detyrueshëm. Një pjesë e madhe e të rinjve, pasi mbarojnë këtë nivel, përfshihen në tregun e punës apo i drejtohen emigracionit.

Mungesa e formimit ndër të rinjtë shqiptarë është një lajm i keq për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, në një kohë që epoka ku po jetojmë kërkon aftësi të thelluara dhe mësim gjatë gjithë jetës për t’u përshtatur me përparimin e teknologjisë.

Pjesëmarrja sipas gjinisë në ciklet arsimore tregon për diferencat gjinore në nivelet e ndryshme të arsimit.

Ka një raport më të lartë të djemve, krahasuar me vajzat në arsimin parauniversitar, ndërkohë që në arsimin e lartë 59,7% e studentëve të këtij cikli janë vajza.

Gjatë vitit akademik 2017/18 në arsimin e detyruar u diplomuan 37 mijë nxënës nga të cilët 51,1% ishin djem dhe 48,9% vajza.

Në këtë vit akademik, ka një ulje të vogël të numrit të nxënësve që marrin diplomë të arsimit të mesëm, krahasuar me vitin paraardhës. Nxënësit e diplomuar në arsimin e mesëm sipas gjinisë ishin 48,6% djem dhe 51,4% vajza.

Mangësia në formim e të rinjve ka krijuar hendek ndërmjet kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, pasi kërkesa për punë nuk i përgjigjet ofertës së bizneseve në Shqipëri.

Të dhënat administrative që burojnë nga zyrat e punësimit tregojnë se, punëkërkuesit e papunë me arsim deri në 9-vjeçar, përbëjnë 52% të totalit të të papunëve që janë regjistruar në kërkim të një pune, ndërkohë që 45% e ofertave të punës janë për specialistë të lartë dhe teknikë të mesëm dhe 37% janë për zanatçinjtë.

Nëse në kategoritë profesionale të zanatçinjve, teknikëve të mesëm dhe specialistëve me arsim të lartë, oferta mbulon 55 – 100% të kërkesave për punësim të punëkërkuesve të papunë, për profesionet elementare kemi vetëm 17.6% të totalit të kërkesave për punësim nga kjo kategori.