“Respekte general”, Erisa Xhixho kujton 100-vjetorin e lindjes së gjyshit: Përulem me respekt përpara veprës tënde

459
Sigal

Nënkryetarja e LSI Erisa Xhixho me anë të një statusi në “Facebook” ka kujtuar 100-vjetorin e lindjes së gjyshit të saj, Thoma Xhixho.

Erisa Xhixho shprehet se ndihet krenar kur e pyesin se cfarë e ka Thoma Xhixhon, ndërsa shton se përulet me respekt para veprës së gjyshit të saj.

Postimi i Erisa Xhixhos:

Sot Gjyshi im Thoma Xhixho ka 100 vjetorin e lindjes !

Respekte Gjeneral!

Ke qenë për ne një gjysh model i dashurisë , i korrektesës, përgjegjshmërisë dhe i respektit për njerezit dhe miqtë .

Të mbaje mbiemrin tënd padyshim ishte një peshë e madhe për mua e uroj me zemër që të të kem bërë krenare për atë që jam sot unë dhe po ashtu Dorina, Besjani dhe Juli . Çdo mengjes do të rrethonim e do të kërkonim të na tregoje historitë e luftes e ti me aq dashuri na gdhendje brenda nesh aq natyrshëm dashurinë për atdheun dhe për flamurin tonë. Na mesoje kënget partizane qe aq shume i këndonim në shtëpi e kur shkonim në shkollë rreshtoheshim si në ushtri e ti na nderoje me xhestin ushtarak .

E di sa krenare ndihesha kur në çdo cep të Shqiperisë me pyesnin po Thoma Xhixhon çfare e ke? E une që vezulloja nga nderimi që isha mbesa jote e kjo më shtonte përgjegjesinë për të nderuar ty e emrin tënd. Njerëzit më flisnin me aq respekt e dashuri për ty e më perqafonin sikur nëpërmjet meje të të perqafonin ty i dashur gjysh. E kur me thonin që kam buzëqeshjen e personalitetin tënd në drejtim dhe në raporte me njerëzit ishte krenaria ime më e madhe.

Respekte i dashur gjysh për atë që ke dhënë në jetën ushtarake si Komandant i Shkolles së Bashkuar në vitet 1953-1954 dhe Themelues e Komandant i pare i Akademisë Ushtarake në vitet 1958 -1960 dhe 1963-1965 me detyra të tjera të rëndësishme.

Përulemi me respekt për ty i dashur gjysh…

Misioni jot për vendin vazhdon nëpermjet nesh…