Regjimi në grahmat e fundit/ Boçi publikon mesazhet kërcënuese: Presion mësuesve se do të pushohen nga puna…

271
Sigal

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka denoncuar kërcënimet dhe presionin që po u bëhet mësuesve në procesin e Maturës.

Boçi ka publikuar edhe një mesazh ku lexohet presioni që ushtrohet ndaj mësuesve.

“Matura e sivjetme është e kontestuar jo vetëm nga maturantët, por dhe nga mësuesit.

Këta e dinë aq mirë shkallën e degradimit të maturës, sa hezitojnë të jenë aktivë në procesin e administrimit.

E ndërgjegjshme për këtë, Ministria e nervozuar nuk harron t’i dërgojë hezitantëve mësuesë, mesazhe kërcënuese për pushime nga puna.

Një dhunë e pakufi dhe sistematike kjo, ndaj mësuesve.

Më turp e zi s’ka ku të shkojë.

Ministria ka humbur çdo logjikë e etikë.

Kërcënimet e tilla dëshmojnë pikën fundore të degradimit të maturës dhe rrënimin e këtij institucioni, me drejtuesë mjeranë e të paaftë”, shkruan Boçi.