Vinte nga Greqia, makina del nga rruga në Fier-Tepelenë, shpëton mrekullisht familja

305
Sigal

Një automjet i tipit Ford Fokus ka dalë nga rruga në rotondën e aksit nacional Fier – Tepelenë.

Automjeti vinte nga Greqia. Shoferi thotë se pas aksidentit, nuk hapeshin dyert e automjetit, ndërsa pasagjerët kanë dalë nga xhami i derës.

“Kisha gruan, kisha vajzat, nusen e nipit dhe mbesa në makinë”, tha shoferi. Makina e aksidentuar ishte me targa greke akm6031. Familja e aksidentuar është banore në Durrës.