Reforma votohet pa PD, opozita largohet për pikën 88

431
Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi i mbledhur mesditën e sotme ka votuar nen për nen draftin përfundimtar të reformës në drejtësi vetëm me praninë e përfaqësuesve të mazhorancës. Edhe përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim mësohet se kanë votuar draftin përfundimtar për reformën në drejtësi. Në përfundim reforma në drejtësi është miratuar edhe në parim, përveç pikave të padakordësuara me PD. Opozita u largua nga mbledhja pak minuta pas nisjes së saj. Në një deklaratë për mediat pas daljen nga kjo mbledhje përfaqësuesi i opozitës Ored Bylykbashi tha se komisioni sot nuk ka asnjë mundësi që të miratojë draftin, pasi kjo është kundër kushtetutës.
Sigal