Reforma në Drejtësi, Xhafaj: Reformë s’mund të bëjnë ata që e sulmuan

281
Qeveria përmes kreut të Komsionit të ligjeve Fatmir Xhafaj ka reaguar për Reformën në Drejtësi duke u shprehur se nuk mund të bëjnë reformë ata që e katandisën Drejtësinë në këtë situatë.Xhafaj tha se një reformë e thellë dhe e fortë prek interesa politike
Kryetari i komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafaj ka deklaruar këtë të enjte se tashmë klasa politike shqiptare ka bazën e duhur për të çuar në fund punën e nisur për reformën në drejtësi.
Duke iu referuar raportit paraprak të Komisionit të Venecias, Xhafaj ka vlerësuar se asistenca ndërkombëtare ka pasur një rol kyç në këtë proces. 
“Vlerësojmë rolin e jashtëzakonshëm të ekspertizës ndërkombëtare në këtë proces të jashtëzakonshëm. Reforma është zhvilluar me anë të një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent”, ka thënë Xhafaj, i cili ka përshëndetur qëndrimin e PD pro raportit të Komisionit të Venecias. 
“Ky raport duhet të shërbejë si baza solide e reformës në drejtësi. Ne do ta vazhdojmë me angazhim serioz punën që është bërë deri këtu”, ka thënë kreu i komisionit të ligjeve. 
Xhafaj ka thënë se ky ëhstë një produkt i ekspertizës më të mirë, por ka theksuar se Reforma është drejtësi për qytetarët. Sipas tij, rruga e reformësështë gjithëpërfshirëse.
Ata që sulmuan reformën, tha Ai, sot duan të jenë pjesë e saj dhe ne mirëpresim këdo.
“Reforma mbetet proces politik, nga një ëndërr tabu, sot është bërë realitet dhe Komisioni i Venecias është pika më e sigurtë e referimit” ka thënë Xhafaj.
Ai ka shtuar se janë lutur gjyqtarët e prokurorët që të jenë pjesë e hartimit të kësaj reforme, por ata nuk janë bërë pjesë e saj.
“ Kjo ëhstë një Reformë e thellë dhe e fortë sepse prek interesa.Ne po bëjmë ndryshime kushtetuese për reformën në drejtësi dhe Basha, si lider i opozitës tha se opinioni i komisionit të venecias është një udhërrëfyes për palët për reformën në drejtësi’ shtoi Xhafaj.
Ai ka sfiduar çdo politikan, jurist, gjyqtarë e prokuror se ska asnjë dispozitë të këtij projekti që ska gjetur mbështetjen e komisionit të venecias.
“Ai në asnjë faqe, nuk rrëzon amendamentet, ai mbështet shumicën e amendamenteve dhe zgjidhjen e të dhënave dhe i jep disa sugjerime sesi mund të përmirësohet më mirë. Ky projekt është vlerësuar me një mbështetje maksimale nga raporti zyrtar i komisionit të venecias. Ai ka mbështetur tërësisht themelin bazë të amendamenteve kushtetuese” tha ai.
Sot, sipas Xhafajt, nëse nuk kërkojnë falje ata që ishin kundër, duhet të heshtin që komisioni iu dha të drejtë ekspertëve të nivelit të lartë.
Ndryshimet kushtetuese përfaqësojnë një punë të mëtejshme, ku sipas Xhafajt, proçesi ishte transparent dhe mbi këtë projekt do të duhet të ripunohet për të reflektuar ide më të mira
Xhafaj ka përfunduar me një mesazh publik ku ka ftuar të gjithë palët dhe të përfshirët në këtë reformë që të shkojnënë trenin e reformës.
“Mirësevini në trenin e reformës. Ky është treni i dejtësisë për qytetarët, jo zyrtarët. Në këtë tren duhet të ulemi, të respektohemi e ndëshkohemi si të barabartë përpara ligjit. Kush e pranon këtë, është i mirëpritur të ulet.Ka vend për të gjithë”.