Reforma në drejtësi/ Vasili i përgjigjet shefes së ONM-së: Nuk do presim 1 mijë vjet sa Roma

482
Sigal

“Roma nuk është ndërtuar në një ditë, kështu që një reformë e tillë nuk mund të bëhet në një ditë, por do vite dhe integritet”.

Kjo është proverba që përdori në 3-vjetorin e ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera.

Deklarata e Calaveras erdhi gjatë inaugurimit të “Poli i Drejtësisë”, ndërsa përgjigjen për të

vjen nga nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Duke qëndruar sërish te Roma, Vasili i kujton shefes së ONM-së se, nuk do të presim 1 mijë vjet sa kryeqyteti italian për reformën në drejtësi.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Calavera nuk do presim 1 mijë vjet sa Roma për reformën në drejtësi!!!

Dje Calavera tha: “Duhet të jemi krenarë me atë që është arritur. Proverba thotë se Roma nuk është ndërtuar në një ditë, kështu që një reformë e tillë nuk mund të bëhet në një ditë, por do vite dhe integritet.”

Kushtetuta e 21-22 korrikut ka afate të qarta të shkruara e zeza mbi të bardhë për të mos pritur sa Roma për reformë, por ato janë shkelur e dhunuar nga fillimi në fund.

1.A e rrit dhe garanton integritetin e reformës dhunimi i corpusit juridik bazë të saj siç është kushtetuta normat dhe afatet e saj ???

Kandidatët e kontestuar fort nga vete ONM e Calaveres sot janë anëtarë të shumicës së KLGJ dhe KLP sepse rilindja i hodhi në kosh edhe konstatimet e ONM dhe i zgjodhi ata se i duheshin për të kapur drejtësinë.

2.A e rrit dhe garanton integritetin e reformës prania e këtyre anëtarëve të KLGJ dhe KLP pa asnjë integritet??

Calavera i referohet Romës dhe mirë bën, por shqiptarët nuk kanë kohë të presin 1 mijë vjet, ata kërkojnë respekt absolut të kushtetutës së tyre që e lexojnë vetëm në shqip, ata refuzojnë kapjen e drejtësisë nga rilindja me anë të klientëve të saj dhe me integritet të rrënuar, që kanë mbushur institucionet e reja.

Që Calavera nuk do të përgjigjet kjo dihet..!

Të paktën të na kursejë retorikat me dogmat alla komuniste të së shkuarës me armiq dhe me dashnorë të reformës në drejtësi.