Reforma në Drejtësi, Meta pret Ambasadorët Vlahutin dhe Donald Lu

424
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Ambasadoren e Bashkimit Evropian, znj. Romana Vlahutin dhe Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Lu, me të cilët diskutoi për ecurinë e Reformës në Drejtësi. Gjatë takimit, z. Meta shprehu vendosmërinë për ta votuar pa vonesë paketën e ndryshmeve kushtetuese, që i hap rrugën zbatimit të kësaj reforme.
Meta theksoi se Komisioni i Venecias, si edhe misionet e asistencës ligjore të EURALIUS dhe OPDAT-it janë garantuesit e standardeve ndërkombëtare të kësaj reforme madhore, e cila ka rëndësi kruçiale për forcimin e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës, rritjes së besimit të publikut tek institucionet e drejtësisë, si dhe përmirësimit të klimës së biznesit. Gjithashtu, z. Meta shprehu përkrahjen e vendosur të Grupit Parlamentar të LSI-së për miratimin e paketës kushtetuese pa asnjë vonesë. Miratimi sa më parë i kësaj reforme është gjithashtu i rëndësishëm për hapjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.
Sigal