Reforma në Drejtësi e Ramës na kthen në Republikën e Gangsterëve

604
Nga Liljana Elmazi 
Kur kërcënohet parlamenti, atëherë ka renë Republika parlamentare dhe është ngritur Republika e gangsterëve! Pse duhet të ketë dakordësi për një çështje, si rekomandimi 88 i Venecias, që është detyrim për një reformë brenda standardeve, të vena nga gjyqtari i drejtësisë, Venecia?
Kjo është çështje parimore që duhet pranuar nga të gjithë palët politike e diplomatike. Pse bëhet presion kur ti kërkon të zbatosh parimin? Për çfare presionohet, shantazhohet, kërcenohet? Për pazare? Ne, deputetët e opozitës nuk do të jemi palë e asnjë pazari, por parimin nuk e lëshojmë! Kjo është përgjegjshmëri, ështe dinjitet, është intengritet!
Ne jemi parti e lirisë dhe demokracisë! Cirruni sa të doni, ju me zë këndezi apo cakalli! Nuk e lëshojmë parimin që Rama të kapë drejtësinë! Nuk bëjmë pazare me të ardhmen e Shqipërisë! Të dashur shqiptarë, reformën në drejtësi të kapjes nga Rama, por jo vetëm edhe nga Prengat, Ndokat Rroshet e Bushet, trafikantët, tutorët, kriminelët, hajdutët do ta votojnë këta që duan ta kapin! Dhe rezultati i kësaj do të jetë prokurorë e gjyqtarë të llojit Prenga, Ndoka, Bushi e Rroshi! Pra, këta me mantelin e gjyqtarit e prokurorit që kurrë s’do tu japin juve drejtësi, por tani do t’u dënojnë, vjedhin e dhunojnë, në emër të Republikës Por jo asaj parlamentare! Në emër të Republikës së gangsterëve!!!
Sigal