Reagon Basha: Denoncimet e PD po provohen çdo ditë, situata alarmante në vend

541

 

Sigal

Kreu i Partisë
Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ditën e sotme për situatën në vend, të
shkaktuar sipas tij nga kultivimi i kanabisit në mbarë vendin. Duke e cilësuar
gjendjen alarmante, Basha akuzon si përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe
ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

 

Deklaratë
e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

 

PD denoncoi se në Shqipëri ka
hyrë fara vietnameze e kanabisit. Rama e mohoi, por Guardia di Finanza
konfirmoi se 70% e bimës ishte e tillë. PD denoncoi ngjarjen në Shengjergj si
vrasje për drogën. Rama-Tahiri e mohuan, e paraqiten si vetvrasje, por doli
ekzekutim, dhe prokuroria po heton. PD denoncoi tre ditë më parë se në zonën e
Tapizës trafikantët marrin gra e fëmijë, i cojnë për të punuar kanabisin.
Rama-Tahiri e mohuan, por dje janë ndaluar 5 vetë që i dërgonin gratë me
furgona në Malësitë e Krujës për të punuar kanabisin.
 
Kush thote te verteten per drogen? Ne qe e denoncojme cdo dite me prova dhe
fakte, apo Edi Rama qe i fsheh dhe mohon per tu dhene mbrojtje trafikanteve.