Reagon Agim Kajmaku i Vorës/ Ja çfarë i kërkon Arta Markut pasi Prokuroria vërtetoi që është Jorgo Toto

561
Sigal

Pas letrës që Prokuroria e Tiranës i dërgoi sot Partisë Demokratike, ku konfirmonte faktin që kryetari i Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku është shtetasi Jorgo Toto i cili ka pasur një proces të hapur gjyqësor në Greqi, ky i fundit i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme ku i kërkon që ti japë kohë deri në marrjen e kthimpërgjigjes nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Janinë për rrethanat e marrjes së ndonjë mase sigurimi apo të një urdhëri ndalimi ndërkombëtar.

Kujtojmë se Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në një dalje publike sot tha se ‘Sot denoncimi i Partisë Demokratike është provuar zyrtarisht nga Prokuroria e cila me shkresën e datës 28 tetor 2019 ka provuar si tërësisht të vërtetë denoncimin e kryer nga Partia Demokratike

Në vendimin e Prokurorisë i mbërritur vetëm pak minuta më parë zyrtarisht në Partinë Demokratike, rezulton se zyra Qendrore e Kombëtare e INTERPOL Tiranës, me shkresën Nr. 10709/6, datë 24/09/2019; ka sqaruar se nga informacioni i marrë nga zyra homologe INTERPOL Athinë rezulton se nga krahasimi i gjurmëve të gishtërinjve të shtetasit Agim Kajmaku, me gjurmët e gishtërinjve që ndodhen në databazen e të dhënave kriminale në Greqi ka përputhshmëri të plotë me ato të shtetasit Jorgo Toto.’-tha Bardhi