Raporti i Venecias për emërimet në Kushtetuese, Xhixho: Tani të gjithë duhet të heshtin, koha të bëhemi pjesë e BE!

285
Sigal

Ish-deputetja e LSI, Erisa Xhixho,me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” shkruan se vendimi i Komisionit të Venecias për t’i dhënë të drejtë Presidentit Ilir Meta mbi emërimet në Gjykatën Kushtetuese mbrojti Kushtetutën dhe nxori në pah qartë se kush synonte ta respektonte atë.

Reagimi i ish-deputetes:

Kushtetuta e Republikës ishte mjaft e qartë dhe nuk linte asnjë hapsirë për interpretim kur fliste për emërimin e gjyqtarëve të gjykatës Kushtetuese nga organet e emërtesës qoftë Presidenti apo Kuvendi.

Detyra e vetme e këtyre organeve ishte zbatimi me korrektësi i saj gjë që Presidenti i Republikës e bëri duke përmbushur detyrimet e tij kushtetuese. Nderkohë Kuvendi dhe maxhoranca duke përdorur KED nuk kishte interes zbatimin e saj, por kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i Komisionit te Venecias mbrojti Kushtetutën dhe nxorri në pah qartë se kush synonte ta respektonte atë në gërmë e në frymë si ligji themelor i vendit dhe kush donte ta përdorte për ta kapur e uzurpuar institucionin më të rëndesishem të sistemit të drejtësisë.

Tani Venecia foli e të gjithë duhet të heshtim duke kuptuar që ka ardhur koha që vendi yne që aspiron të bëhet pjesë e BE duhet më së pari të zbatoj ligjet e tij për të ndertuar Shtetin e së Drejtës dhe forcuar demokracinë.🇦🇱

Kushtetuta e Republikës ishte mjaft e qartë dhe nuk linte asnjë hapsirë për interpretim kur fliste për emërimin e…

Gepostet von Erisa Xhixho am Sonntag, 21. Juni 2020