Në prag të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, partitë politike po bëjnë presion mbi administratën për t’u bërë pjesë e aktiviteteve elektorale. Kjo e dhënë u bë publike nga koalicioni për zgjedhje të lira e të ndershme, ku gjatë publikimit të raportit të ndërmjetëm, vëzhguesit kanë denoncuar punonjës të administratës të cilët kanë lënë orarin e punës e i janë bashkuar shtabeve elektorale, si rasti i KZAZ nr 67 në Pogradec.
Erjona Mulellari: “Vëzhguesit tanë kanë marrë informacion nga bashkëbiseduesit në lidhje me këtë çështje, në lidhje me presionin që ushtrohet në këto raste, që studentët apo të punësuarit e kompanive shtetërore që marrin pjesë në mitingje dhe aktivitete zgjedhore. Më tej, vëzhguesi ynë po në KZAZ 67 ka parë punonjës të institucioneve shtetërore duke lënë punët e tyre në organet e qeverisjes vendore gjatë orarit zyrtar për t’iu bashkuar partive politike dhe aktiviteteve të tyre”.
Sipas raportit, fushata është më tepër e përqëndruar drejt kandidatëve për kryetarë bashkie, e gati aspak tek anëtarët e këshillit bashkiak, për të cilët qytetarët kanë pak ose gati aspak informacion për ta.
Ndërsa përsa i përket vendimmarrjes së KQZ, raporti shprehet me nota vlërësuese, për transparencën e vendimeve dhe përditësimet në kohë reale, por nuk thuhet e njëjtat gjë për 25 KZAZ të cilat jo vetëm i kryejnë mbledhjet jashtë syve të publikut, por as nuk lejojnë pjesëmarjen e personave të tjerë në mbledhje.