Dhuratë për ditëlindjen, De Biazit i dorëzohet pasaporta shqiptare

764
Xhani De Biazi është zyrtarisht shtetas i Republikës së Shqipërisë.
Trajnerit të kombëtares kuqezi i është dorëzuar këtë të mërkurë pasaporta shqiptare.
Vetë tekniku italian ka komunikuar këtë lajm përmes rrjeteve sociale duke postuar edhe dy foto të pasaportës me shënimin: “Sot më dorëzuan pasaportën shqiptare”.
Në muajin mars, presidenti Bujar Nishani dekretoi shtetësinë shqiptare për 58-vjeçarit, duke i plotësuar dëshirën që ky i fundit kishte shprehur para ndeshjes me Armeninë në Elbasan.
“Do isha me të vërtetë shumë krenar. Tek e fundit jam martuar me një shqiptare… Kombëtaren kuqezi, ka 3 vite e pak”, ishte komenti i trajnerit të përfaqësueses.
Dorëzimi i kartonit të pasaportës mund të konsiderohet si një dhuratë për ditëlindjen e 59-të të trajnerit, që i mbush më 14 qershor.
Sigal