Ramaforma në drejtësi/ Ja si DSIK fsheh materialet për Ardian Hajdarin

1277
Sigal

Gazetari Elio Laze në një postim në rrjetet e tij sociale publikon disa dokumente, të cilat implikojnë në korrupsion pasiv në cështjet për rritje të moshës Ardian Hajdarin.Personi në fjalë fitoi të drejtën për të vettuar kolegët e tij në apel.

“Avokati u bë gjyqtar dhe si i tillë konkuroi për organet e drejtesisë së re. Do i bëjë vettingun kolegëve. Por para se të beje vettingun e tyre, duhet të kalonte vettingun e vetës. Dhe pikërisht në këte moment, Drejtoria e Sigurisë dhe Informacionit të Klasifikuar (DSIK), që duhej që shkresën e SHIK drejtuar Presidentit ta merrte në konsideratë, e zhduk.
Kjo shkresë nuk qarkulloi në asnjë moment ndërkohe që zotit Hajdari i bëhej kontrolli i figurës”- shkruan Laze.

Postimi i Elio Laze:

RAMAFORMA NË DREJTËSI

Ja si DSIK fsheh materialet për Ardian Hajdarin

Në vitin 2006, për avokatin e atëhershëm Ardian Hajdari flitej kaq shumë si person “që të mbaronte punë” aq sa informacioni i kishte shkuar në vesh edhe agjenteve të SHIK ose SHISH të mëvonshëm.
Pas një pune operative në terren, drejtori i atëhershëm Bahri Shaqiri nëpërmjet një shkrese drejtuar presidentit të Republikës Alfred Moisiu e informon për njerëzit e drejtësisë të cilët “lundronin” në afëra korruptive. Një ndër emrat ishte dhe avokati Ardian Hajdari për të cilin në shkresen “Sekret” thuhet shprehimisht:
“Andri Ymeri, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, implikohet në korrupsion pasiv në cështjet për rritje të moshës. Bashkpunon me avokatin ARDIAN HAJDARI, si dhe babaij e tij Faik Ymeri të cilët luajnë rolin e ndërmjetësit për persona që duan të rrisin moshën, kundrejt përfitimit të 1500–2000 euro”…!
*****
Avokati u bë gjyqtar dhe si i tillë konkuroi për organet e drejtesisë së re. Do i bëjë vettingun kolegëve. Por para se të beje vettingun e tyre, duhet të kalonte vettingun e vetës. Dhe pikërisht në këte moment, Drejtoria e Sigurisë dhe Informacionit të Klasifikuar (DSIK), që duhej që shkresën e SHIK drejtuar Presidentit ta merrte në konsideratë, e zhduk.
Kjo shkresë nuk qarkulloi në asnjë moment ndërkohe që zotit Hajdari i bëhej kontrolli i figurës.
Duke kaluar procesin e vettingut, gjyqtari Hajdari duke mos figuruar askund nëpër dokumente si avokati sekser Hajdari, fitoi të drejtën për të vettuar kolegët e tij në apel.
Ramaforma në drejtësi, përkedhel dhe zhduk dokumentet për shërbyesit e vet. Të tjerët, “gijotina” e vettingut nuk i fal.
Gëzuar!
P.S Më poshtë dokumentet