Rama vizitë zyrtare në Abu Dabi: Solidarizohemi me Emiratet e Bashkuara Arabe në këtë kohë të trazuar të Gjirit Arabik

Kryeministri Edi Rama deklaroi  se ndodhet në Abu Dabi, në një vizitë në shenjë solidariteti me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe presidentin Sheikh Mohammed bin Zayed.

Kreu i Qeverisë, në një postim në rrjetet sociale u shpreh se “vizita vjen në një kohë të trazuar për vendet mike të Gjirit Arabik”, ndërsa shprehu bindjen se ato do të dalin “më të forta se kurrë pas sfidave dhe tensioneve në rajon”.

Sigal

Rama nënvizoi se vendet e rajonit janë bërë “shënjestër e një konflikti dhe hakmarrjeje e një shteti të mbetur në një qoshe të errët të historisë”.Sipas Kryeministrit Rama, vizita synon të përcjellë mbështetje dhe solidaritet të drejtpërdrejtë me Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa rikonfirmon lidhjet miqësore mes dy vendeve.

Rama: Nga samiti i diasporës te vizita në Spanjë e Itali

Kryeministri Edi Rama publikoi fotoalbumin me momentet kryesore të aktiviteteve gjatë javës.

Kryeministri Edi Rama e nisi fillimin e javës me një inspektim në qytetin e Vlorës, nga ku pa nga afër përgatitjet për sezonin turistik dhe punën e bërë në terren nga autoritetet lokale.

Kreu i qeverisë inspektoi ecurinë e punimeve në shëtitoren bregdetare “Lungomare 4”, ku vijon puna për të përmirësuar cilësinë e hapësirave publike në zonat me potencialin më të lartë turistik të qytetit, e frekuentuar nga vizitorë vendas e të huaj.

Njëherësh, Rama zhvilloi një bashkëbisedim me operatorët turistikë të Vlorës, duke diskutuar mbi sezonin turistik, rritjen e cilësisë së shërbimeve, mbështetjen për sipërmarrësit e turizmit dhe promovimin e Vlorës si një destinacion kyç i turizmit shqiptar në fokusin global.

Gjithashtu, kreu i Ekzekutivit mori pjesë në mbrëmjen e mirëseardhjes së Samitit IV të Diasporës që u mbajt në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Një ndër momentet veçanta të samitit ishte ceremonia “Shqiponjat e Arta”, ku u vlerësuan personalitete të diasporës për kontributin e tyre të shquar në fusha të ndryshme. Çmimet u akorduan për arritje në biznes, shkencë, art dhe angazhim komunitar, duke theksuar rëndësinë erolit të diasporës si ambasadore e Shqipërisë në botë.Mes tyre, edhe ish-kryebashkiaku i Neë York-ut u ngjit me plis në skenë, për të mbajtur fjalimin e tij të rastit.Kryeministri Rama, zhvilloi një vizitë pune në Romë dhe Barcelonë në datat 16–18 prill, në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë. Rama ndau foto nga pritja ceremoniale në Pallatin Chigi dhe takimi me homologen italiane Giorgia Meloni.Pas Romës, Rama udhëtoi drejt Barcelonës ku me ftesë të kryeministrit Pedro Sanchez mori pjesë në punimet e mbledhjes së katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”.

Kryeministri Rama dhe delegacioni, vizituan edhe Dhomën e Tregtisë së Katalonjës, një nga institucionet më prestigjioze ekonomike në rajonin e Katalonjës.