Pas disa memeve që shpërndau, kryeministri Edi Rama sot ka publikuar një video në faqen e tij të “Instagram”-it.
Në pamjet e publikuara duket kryeministri Rama i “trasformuar”, në sfond të videos dëgjohet kënga e Elita 5, “Të pres”, ndërsa shihet edhe mbishkrimi: “Kur do e lemë pra”.
Krahas videos kreu i qeverisë shkruan: ?..Jo keq dhe kjo jo keq..?
Ndërkohë studentët vijojnë protestën e tyre para godinës së Kryeministrisë dhe sot kanë hyrë në ditën e 10-të.