Rama sulmon opozitën nga Porto Romano: Duan të na kthejnë në malet e plehrave, s’i bën përshtypje pisllëku

245
Sigal

Kryeministri Edi Rama, nga Porto Romano ku po ndërtohet Eko-parku i ri, ka prezantuar dëgjësën e PS-së për deputetët e ri.

Nga Porto Romano, Rama ka sulmuar opozitën se i vetmi model dhe vizion i tyre është kthimi aty ku ishim “tek plehrat”.

“Ky vend ku jemi mbledhur sot, i jep përgjigje kujdo që pyet pse e duam mandatin e tretë. Jemi këtu në këtë vend ku deri para pak kohësh ishte një plagë e hapur mjedisore që e kishte bërë Durrësin të turpërohej dhe Shqipërinë të turpërohej si rezulktat dhe i reportazheve ndërkombëtare në Porto Romane ku male të tëre kalbeshin, duke ndikuar në imazhin e qytetit”, tha Rama, i cili më pas ka prezantuar investimet e reja.

Kryeministri i vendit Edi Rama, nga Durrësi deklaroi se Durrësi dikur ishte një plagë e hapur mjedisore. “Sot këtu po ndodh një transformim i jashtëzakonshëm. Shumë shpejt do të mblidhemi përsëri dhe nuk do të refuzojmë shumëkënd për teë parë nga afër këtë ndryshim në rrugën e një ekoparku të atraksioneve. Do të kthehet në një pikë referimi për fundjavat, zonë shlodhjeje për të moshuarit e fëmijët, shëmbyltyra e vizionit e ambicjes dhe e punës sonë”, deklaroi kryeministri.

Rama sulmon opozitën nga Porto Romano: Duan të na kthejnë në

Ndërkaq, duke ju kthyer zgjedhjeve, Rama bëri pyetjen retorike: “Përfytyroni një moment që puna të ndërpritet këtu. Imagjinoni të kthesh ata që jo vetëm janë të paaftë të bëjnë këto transformime, por nuk i bëjnë përshtypje pisllëku, plehrat e kaosi, madje në më shumë se njëherë e kanë thënë se janë krenarë për ndërtimet pa leje, për zonat ku kanë mundur të marrin vota e kanë lënë aty hijen e harresës.

Po njësoj si për këtë projekt por edhe për çdo sektor tjetër mund të thuhet e njëjta gjë. Mjafton eksperienca e së shkuarës për të kuptuar se nuk ka shans që mijëra qytetarët që presim nga ne ti kthejmë në shtëpitë e tyre të kthehen aq shpejt dhe me aq shumë garanci siç po ndodh dhe do ndodhë me ne në krye të detyrës”.