Borxhi publik në rritje, Ministria e Drejtësisë tender për karrige luksoze për “rangun drejtues”

300
Shqipëria po kalon kohë të vështira për shkak të pandemisë së koronavirusit por edhe problemeve të mbetura nga tërmeti i një viti më parë. Borxhi publik ka rezultuar në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) që në fund të 6–mujorit të parë të këtij viti.
Sigurisht që barra nuk bie mbi popullin e thjeshtë por mbi liderët politikë që na udhëheqin dhe merren me gjithë problematikat tona. Ndaj edhe kanë vendosur që të paktën për një herë të mendojnë për veten e tyre dhe të relaksojnë pak “kockat”.
Sigal

Ministria e Drejtësisë për shembull ka hapur një tender, nga i cili do të blihen 16 karrike rrotulluese për “rangun drejtues”. Ftesa për ofertë është bërë dhe tenderi do të hapet paraditen e 9 nëntorit, megjithatë kërkesat janë shumë të qarta dhe nuk ka vend fare për mashtrime. Për të gjithë të interesuarit, Ministria i ka bërë kërkesat shumë të qarta… Duan karrige me lëkurë origjinale natyrale ngjyrë të zezë, me 2 leva, njëra për të realizuar uljen dhe ngritjen, dhe sendilje të gjerë që sa vjen dhe ngushtohet. Pra e kanë ndarë mendjen për atë që duan, dhe e dinë që detajet kanë vlerë…

“Karriget duhet të jenë me tapiceri prej lëkure origjinale natyrale tek pjesa e ndenjëses dhe mbështetëses, me ngjyrë të zezë. Karrigia duhet të përbërhet nga ulësja dhe mbështetësja. ulësja duhet të jetë me përmasa minimumi 65 cm dhe vjen duke u ngushtuar,”-shkruhet në tender.

E vetmja gjë, problem në këtë tender është që nuk janë përfshirë edhe punonjësit e tjerë të Ministrisë.