“Rama” përpara Kryeministrisë, intervista pune për postin e ministrit të Brendshëm

641
Sigal

Partia Demokratike ka zgjedhur edhe një formë tjetër proteste për ditën e sotme.

Një i ri është vendosur në rolin e kryeministrit Edi Rama teksa i ulur në një tavolinë përpara kryeministrisë improvizon intervista në panairin e punës.

I futur nën lëkurën e kryeministrit, personazhi bën intervista punë për postin e Ministrit të Brendshëm. Protesta e opozitës nis në orën 11:00 dhe nuk ka orar të kufizuar megjithëse nga policia është dhënë leje për 4 orë.

“Po kërkojmë një ministër të brendshëm që e ka vëllain trafikant por që opozita nuk e di që e ka vëllain trafikant. Po kërkojmë, po kërkojmë. Por besoj se panairi do e gjejë një ministër të Brendshëm”, ironizoi “Rama” aktor.

Rama kmkm (2)