Rama në Vlorë për të prezantuar Prefekten Etjona Hoxha

500
Sigal

VLORE – Besnik Dervishi, tashmë zyrtarisht nuk është më prefekt i qytetit të Vlorës. Në nja fjalim të mbajtur në një ceremoni ku i pranishëm është edhe kryeministri Rama, Dervishi i ka lënë detyrën pasueses të tij, Etjona Hoxha.

ORA 11:40 RAMA: FUND PUSHTETIT TE PERQENDRUAR NE KLIENTE NEPOTIKE

“E përgëzoj për qartësinë dhe vendosmërinë me të cilën paraqiti kuptimin e saj për detyrën e rëndësishme që ka marrë përsipër. I uroj gjysmën e atyre që tha të bëjë realitet, nëse kjo arrihet diçka shumë e rëndësishme do ndryshojë për institucionet dhe marrëdhëniet mes njerëzve dhe institucioneve. Këto marrëdhënie janë ndryshe që nga qershori si rezultat i bërë nga paraardhësi. Shfrytëzoj rastin për të komunikuar lidhur me ecurinë e punëve të nisura dhe me shqetësime normale që lindin përgjatë punës, një procesi, ku ne socialistët e bashkuar jemi të dënuar për të dalë me sukses për të realizuar ndryshimin që njerëzit votuan në 23 qershor. Proces i vështirë, do të ketë edhe hatërmbetje apo gabime, por është një proces ku duhet të kemi aftësinë të vetëkorrigjojmë çfarë nuk shkon, dhe të kemi kurajon të ecim shpejt e më shpejt përpara për të bërë realitet Rilindjen që shqiptarët meritojnë. Kemi filluar një punë të gjithanshme, për të realizuar një e nga një sipas kohës që nevojitet zotimet tona, dhe unë jam i sigurt që do t’i mbajmë dhe do ta ndryshojmë jetesën e njerëzve, në radhë të parë duke vendosur në vend dinjitetin e njerëzve në raport me shtetin, dhe duke transformuar shërbimet tona publike gjithmonë e më trasparente dhe më cilësore. Para se të vija isha në një sipërmarrje prodhimi që punësonte 700 njerëz dhe kërkon të zgjerohet për tu dyfishuar. Ne kemi shumë nevojë që ta nxisim sipërmarrjen që krijon vende pune, sepse kemi nevojë të kuptojmë që shteti nuk mund të jetë punëdhënësi më i madh, dhe kërkesat për punësim nuk mund t’i përballojë a plotësojë shteti duke i kthyer insitucionet në fole punësimi. Kjo jo vetëm nuk zgjidh problemin e punësimit, por është rrënuese për shtetin. Ekpserienca na e tregoi, paraardhësit e transformuan shtetin në mbajtje në pension për njerëz që figurojnë punonjës të shtetit, kur në fakt janë pensionistë që marrin një rrogë dhe nuk ua kthejnë këtë me shërbimin që meritojnë qytetarët. Ne nuk mund të vazhdojmë në këtë traditë të shëmtuar të një pushteti të përqëndruar në një klientelë të ngushtë nepotike e klanore. Duhet të bëjmë institucionet e shtetit të kriojën kushtet që Shqipëria të zhvilohet përmes punësimin dhe edukimit. Nëse duam që vendi ynë të ketë një punësim dhe ecuri normale. Unë jam shumë i lumtur sot që shoh fytyra të reja. Që marrin pjesë në këtë ceremoni jo për tu dukur apo përfituar, por për të mbështetur prefekten e re”, tha Rama.

Ora 11:20 PREFEKTJA HOXHA: VLERESIM QE KJO DETYRE IU BESUA NJE GRUAJE

Mes emocionesh, prefektja e re e Vlorës shprehu vlerësimin për këtë përgjegjësi, dhe veçanërisht faktin që kjo detyrë iu besua një gruaje. Duke iu drejtuar Besnik Dervishit, Hoxha tha se tashmë ish-prefekti ka shënuar rrugën që duhet të ndjekim. “Nuk mund ta fsheh se kjo është një ditë e rëndësishme për mua nga ky ndër e respekt që mu bë, por mbi të gjitha është një përgjegjësi e madhe. Veprat dhe jo fjalët duhet ta thonë këtë. Falenderoj Këshillin e Ministrave, veçanërisht Ramën. Ju vlerësuat dhe besuat tek unë, por mbi të gjitha një grua. Falë kurajos dhe besimit tek unë ju shënuar emrin e parë të një grua në postin e një prefekteje. Investimin kaq të madh tek unë do të ua shpërblej me punë. Besnik ju shënuat rrugën që duhet të ndjekim ku rendi ligjor duhet të jetë përgjegjësi qytetare në çdo hap. Sot dua të ndaj një ëndërr”, tha prefektja e re e qytetit të Vlorës. Etjona Hoxha, është pedagoge në departamentin e Gjuhë-Letërsisë, në Universitetin e Vlorës ‘Ismail Qemali’. Gjithashtu, ajo është pjesë e Asamblesë Kombëtare e Forumit të Gruas Socialiste

Ora 11:10 TAHIRI: PREFEKTI PERGJEGJESI PER SHERBIMIN NDAJ QYTETAREVE
Për ministrin Tahiri, ky moment duhet të shërbejë për ritheksimin e prioriteteve të qeverisë, që u ndoqën nga Dervishi dhe që sipas tij do të ndiqen në të ardhmen nga prefektja e re.

“Unë kam bindjen se Prefekti dhe kryeministri kanë komunikuar vazhdimisht, por ishte e domosdoshme edhe ndërrimi i prefektit. Kjo pasi është një ndër qëllimet e shumta por prioritare siç është reforma në administratë. Patjetër që derisa reforma të bëhet realitet mbetet në dorën e Prefektit të ushtrojë përgjegjësi në mënyrën më përparimtare që shërbimi të jetë sa më afër qytetarëve, dhe mbi të gjitha siguria ndaj qytetarëve, për këtë shkak prefekti është caktuar si kryetari i grupit të punës për reformën administrative. Prefektiti i duhet të koordinojë punën me njësitë qëndrore qeverisëse. Në cilësinë e vendimarrjes autonome, pushteti vendor merr vendime që kanë nevojë për shqyrtim nga organet qendrore qeverisëse. Shembull daljet e rrugëve dytësore në autostrada. Në këto raste është prefekti që nis një procedim për vendime të tilla. Prefektet kanë detyrë nxitjen, koordinimin për punën që bëjnë policia në luftën ndaj krimit, trafikut dhe korrupsionit, por mbetet shumë për të bërë për parandalimin e krimit. Prefekti duhet të ushtrojëe presion pozitiv ndaj policisë që puna e tyre të jetë eficcëntë. Prioritet në këtë qark mbetet lufta ndaj trafikimit të lëndëve narkotike dhe qënieve njerëzore. Kemi arritur rezultate të kënaqshme por ka akoma shumë punë për të bërë. Prefekti ka detyrë të drejtojë përpjekjet e task forcës për parandalimin e zjarreve sidomos në sezonin e verës, kjo arrihet me koordinim me pushtetin vendor dhe komunat. Prefekti nxit luftën ndaj ndërtimeve pa leje, prioritet i lartë i qeverisë, vëçanërisht në Vlorë. Detyra e institucionit të prefektit merr rëndësui të veçantë në përballimin e sezonit turistik, si në ruajtjen dhe përmirësimin e çështjeve mjedisore”, tha ministri Tahiri.

ORA 11:00 DERIVISHI: SHETITORJA, PASAPORTA E VLORES SE RILINDUR

“Jo të gjithë problemet e qeverisjes mund të gjejnë zgjidhje në pak muaj, por në Vlorë kanë filluar të marrin jetë projekte që deri dje dukeshin të pamundura. Shëtitorja e re është pasaporta e Vlorës së rilindur. Do vijojmë me projekte për programet e ekonomisë së punësimit”, -u shpreh ish-prefekti Besnik Dervishi.
Vijon