Rama me veteran e të përndjekur “Dosjet e sigurimit do t’i hapim”

323

TIRANE – Kryeministri Edi Rama ka bashkuar në një sallë, në ambientet e Kryeministrisë, veteranët e luftës me të përndjekurit e regjimit komunist në një takim, ku ka marrë pjesë dhe Ministri i Mbrojtjes Mimi Kodheli e Ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj.

1 muaj nga hapja e tunelit anti-bërthamor Bunk’Art, ku deklaroi iniciativën për të hapur dosjet, Rama theksoi vullnetin konkret për të nisur procesin, bazuar në modelin gjerman. “Në këtë përpjekje pas një deformimi skandaloz, ku më shumë se kudo tjetër është folur për të shkuarën, dhe ku njerëzit e së shkuarës janë bërë për të deformuar të tashmen, dhe në të bëjmë hapin e munguar të hapjes së dosjeve. Meritojnë që të gjithë të dinë plotësisht se çka ndodhur në të shkuarën. Jo për revansh, as për hakmarrje, por për të vendosur një raport të ndershëm me historinë.

Si në të shkuarën në këto 20 vjet, dosjet janë tundur për të bërë politikë, e për të trembur kundërshtarët politikë. Kush ka kërcënuar më shumë me hapjen e dosjeve mbase ka më shumë për të fshehur. E kush ka treguar dosjet, e jo problemet reale, e ka bërë si shejtan budallai për të hedhur një gur djallëzisht në lumë e për të kapërcyer një tjetër lumë, ndërkohë që tjerët shkonin për të nxjerrë gurin e shejtan budallallëkut. Gjithë ky proces, i ngritur mbi modelin gjerman, do na mundësojë që të lehtësojmë këtë barrë të së shkuarës dhe të mos kemi më nëpër këmbë, hijen e të shkuarës, që ustallarët e të shkuarës na i vërtisin”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi tha se do të ngrihet Instituti i Memories, si pikë referimi për të lexuar të shkuarën. Por Rama tha se javën tjetër do nisë shpërndarja e këstit të 4-t, ndërsa qeveria e kaluar, apo qeveritë e tjera, s’kanë arritur të japin më shumë se këstin e dytë. Rama nënvizoi se brenda 2015, do bëhet dëmshpërblimi i të gjithë ish-të përndjekurve mbi moshën 75 vjeç, ndërsa deri në fund të mandatit të gjithë detyrimeve për të këtë kategori personash. “Këtë vit janë 1639 ish-të përndjekur që kanë përfituar këstin e tretë, e do vazhdojë pagesa edhe në ditët e fundit, dhe për 700 të tjerë”, tha Rama.

Ai tha se deri më tani ka pasur persona që shpërdoruan fondet e të përndjekurve, ata që deri dje ishin shërbëtorë të komunizmit e se pas rrëzimit të regjimit, ndërruan xhaketë. “Përndjekje imorale, e një kohe të re me ustallarë të vjetër, të dalë nga barku i kohës së vjetër, që rendën ta kthejnë xhaketën, duke  u tërbuar kundër komunizmit që deri dje i kishin shërbyer komunizmit.

Por si ata skuthat e aftë për të bërë karrierë në çdo regjim, duke iu ofruar servilizmin e bashkëpunimin ekstrem, të çdo regjimi e çdo epoke”, tha ai. Rama foli edhe për skemën e re të pensioneve, ku do jenë të fituar si ish-të përndjekurit ashtu dhe veteranët e luftës, që do rriten dhe më 2015.

Brenda 2015 shlyhen ish-të dënuarit mbi 75 vjeç, javën tjetër nis kësti 4

TIRANE – Nga java tjetër do të nisë shpërndarja e këstit të katërt për ish-të përndjekurit politikë, ndërsa brenda vitit 2015, do të bëhet dëmshpërblimi i plotë për të gjithë këtë shtresë të qytetarëve,që janë mbi moshën 75 vjeç.

Kjo u bë e ditur gjatë një takimi në Kryeministri, nga ana e shefit të qeverisë Edi Rama dhe Ministrit të Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj, në një takim të organizuar me veteranët e Luftës Nacional Çlirimtare dhe ish-të përndjekur politikë.

Në fjalën e tij kryeministri Rama premtoi se brenda vitit të ardhshëm do të bëhet shpërblimi i plotë për të gjithë ish-të përndjekurit politikë që janë mbi 75 vjeç, ndërsa theskoi se brenda këtij mandati qeverisës do të përfundojë dëmshpërblimi i plotë për këtë kategori

Sigurisht që nuk mund të ndalemi këtu sepse ambicia jonë është më e lartë. Ne rikthyem traditën e shpërblimit për festat e fundvitit. Në vitet 2010 dhe 2011 nuk kishte fare shpërblim. Më vjen mirë që falë administrimit të fondit të ndihmës ekonomike, rikthyem për herë të parë shpërblimet për të përndjekurit.

“Në 8 vitet e fundit, e vërteta është se dëmshpërblimet e të përndjekurve politikë, nuk iu afruan asnjëherë një shume, sa shuma që ne kemi arritur të japim, me gjithë ngarkesën financiare që ne e gjetëm vendin. Dhe në total u akorduan fonde sa 2 këste pagesash. Ndërkohë që sot ne jemi në një fazë ku po ndajmë këstin e 4. Me vetëdijen e plotë se nuk mund të vazhdojmë të dëmshpërblejmë, duke iu ribërë nga e para biografinë, dhe për t’i ndarë, dhe me bindjen se me përpara se sa të mendojmë për të shpërblyer pasardhësit, duhet të shpërblejmë një nga një të gjithë ata që janë ende gjallë, dhe kanë ende gjurmët e ferrit në shpirtin e tyre. dhe ajo çka ne jemi zotuar, sot është në rrugën e realizimit, duke bërë që deri në fundin e vitit të ardhshëm ne të kemi shlyer të gjithë të përndjekurit mbi moshën 75 vjeç, dhe deri në fund të mandatit, dëmshpërblimin e të gjithë të përndjekurve.”- tha Rama gjatë takimit që u zhvillua në ambientet e kryeministrisë, në sallën e hartave.
 
Ndërkohë që Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Sportit, Erion Veliaj, i pranishëm në të njëjtin aktivitet deklaroi se javën e ardhshme nis edhe shlyerja e këstit të katërt për ish-të përndjekurit.

“Unë përfaqësoj një brez që nuk mban mend as luftën, por ka për detyrë të mos e harrojë të kaluarën. Prandaj për herë të parë ne patën nga të rinjtë një revokim të së kaluarës në 70 vjetorin e çlirimit. Më vjen mirë që brezi i të rinjve të sotëm përkulet me respekt për heronjtë e luftës, dhe që na zhvendosen në krahun e duhur. Jam gjithashtu shumë krenarë që ne mbajtëm premtimet e të përndjekurve politikë. Ne nuk e kemi për turp që jemi të majtë, por krenarë. Do ishte për turp të isha tek ekipet gënjeshtare, që ne jo vetëm mbajtëm fjalë për të dhënë këstin e dytë, por dhamë këstin e tretë, dhe javës tjetër do të nisë edhe kësti i katërt.” tha Veliaj 

Merdani: Rama e realizoi programin për të përndjekurit, krenar për të!

TIRANE – Sherif Merdani, këngëtari që ka vuajtur familjarisht në burgjet e diktaturës komuniste tha se PS e realizoi programin e saj për të përndjekurit. Ai përshkruan takimin me Ministrin Erjon Veliaj dhe tani sheh se premtimi për dëmshpërblimin është bërë realitet. “Preferoj që djali im të bëhet një Erion veliaj. Djali im mori masterin për në Gjermani, ku është dëmshpërblimi më i mirë për mua”, tha Merdani.

Ai vlerëson qëndrimin e kryeministrit Rama. “Më ke bërë krenar në mes të Evropës kur ishe si i barabartë me Merkel. Me ke bërë krenar me qëndrimin burrëror në Beograd. Më ke bërë të ndjehem krenar me këtë mbledhje të veteranëve të luftës me ish-të përndjekurit. Baba, nëna, vëllai e unë vetë jemi futur në burg, por u ndjeva krenar, pasi bashkove idealistët që çliruan vendin me ata që e pësuan nga diktartori. Kam besim tek ju zoti kryeministër”, tha Merdani.

“Në hollin e kryeministrisë me të madhin Sherif Merdani, ‘il Grande’ i thoshte rinia e viteve 70 aty te bordurat para Dajtit që na humbi nga sytë një ditë të bukur dhe nuk e pamë më. Përfundoi dhe ai si familja e tij në ferrin komunist. Jemi këtu për të kremtuar para vitit të ri me të përndjekurit e veteranët e luftës, dy anët e të njejtës medalje, idealësh e zhgënjimesh”, tha Rama.

Duke premtuar se do jepet dëmshpërblimi deri në qindarkët e fundit brenda këtij mandati