Rama: Me opozitën, qasje të kundërt për plehrat

447
Kryeministri Edi Rama sulmoi opozitën lidhur me akuzat e saj për investimet në inceneratorë dhe importin e mbetjeve. “Përsa i përket inceneratorëve, unë nuk hyj në debat, sepse në raportin me plehrat kemi një qasje diametralisht të kundërt. Ju qeverisët në harkun e çerekshekullit, nuk e di sa vite dhe me plehrat patët një raport miqësor, një raport konsensual, sepse juve plehrat, ndërtimet kuturu dhe shëmtia, jo nuk ju bëjnë përshtypje, por ju japin komoditetin e normalitetit. Në një vend që s’ka plehra, që s’ka ndërtime pa leje, që s’ka shëmti, ju nuk keni komoditet, nuk jeni rehat, jeni si nëpër gjemba. Prandaj çdo investim që bëhet për të pastruar Shqipërinë, për të grumbulluar mbetjet, për të përpunuar mbetjet, për të frenuar ndërtimet pa leje, për të mirëmbajtur rrugët, për të luftuar shëmtinë në tërësi, për ju është krim”, tha Rama. Sipas tij, opozita duhet të dalë nga një fazë barbarie dhe të futet në fazën e qytetërimit ku ne të gjithë bashkëjetojmë. “Ju jetoni fizikisht, por jo shpirtërisht dhe jomendësisht në këtë qytetërim, ndërsa ne jetojmë dhe shpirtërisht dhe mendësisht. Prandaj ju keni agresivitet, kur një gropë zëvendësohet me një pllakë. Prandaj ju jeni agresivë, kur një kanal i mbushur me plehra, rrugë kur vjen nga aeroporti për në Tiranë, mbillet me pemë”, tha Rama.
Sigal