Rama mbledh Komitetin e Rindërtimit dhe OJF-të: Garantojmë transparencë të fondeve

484
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Komitetin Kombëtar të Rindërtimit pas tërmetit tragjik. Mbledhja që drejtohet nga Kryeministri, përbëhet nga qeveria, organizatat humanitare, Akademia e Shkencave, Universiteti, Sipërmarrja, Bankat, Inxhinierët, Arkitektë dhe Urbanistë.

Në fjalën e tij kryeministri Rama tha se ky komitet do të punojë në transparencë të plotë në gjithë procesin e rindërtimit të shtëpive që u shkatërruan pas tërmetit të 26 nëntorit.

Gjithashtu Rama tha se vendimet e këtij komiteti do të jenë të zbatueshme menjëherë edhe nga qeveria.

‘Në radhë të parë dua ti shpreh  mirënjohjen secilit prej jush për gatishmërinë për të bashkuar në këtë tryezë të gjithë forcat dhe për të përcjellë tek njerëzit një mesazh të qartë.

Ky komitet ngrihet për të qenë një institucion që do të sugjerojë të gjithë procesin e plagëve dhe kurimin e tyre deri në momentin kur programi i rindërtimit do të jetë përfunduar.

Të gjithë së bashku duhet të bëjmë transparencë për përdorimin e të ardhurave për kurimin e këtyre plagëve. Qeveria është përgjegjëse për buxhetin e shtetit, por në këto kushte dhe situatë, edhe buxheti i shtetit, duhet të jetë e monitoruar, nga një mekanizëm transparence që do e menaxhojmë bashkarisht.

Në një farë mënyre ky komitet është garanti përpara të gjithë shqiptarëve për transparencën e gjithë procesit. Në këtë komitet janë ftuar akademia e shkencave, universiteti, edhe shoqatat relevante të arkitektëve, humanistëve dhe bankat e nivelit të dytë. Faktikisht jemi të gjithë këtu që të sjellim jo vetëm kontribute financiare, por edhe kontribute për të ndihmuar në procesin e jetësimit të programit. Te gjithë ata që janë të pranishëm kanë diçka për të thënë.

Kjo do të jetë qeveria e procesit. Do të doja që edhe opozita të jetë këtu sepse në këtë që ka nodhur nuk kemi çfarë të ndajmë.

Ajo çka dua të ndani me mua është ndarja e kësaj barre të vështirë jo vetëm financiare. Të bëjmë maksimumin e duhur, dhe me cilësinë më të mirë, me ato fonde që kemi. Të japim mesazhin për të gjithë, të kanalizojmë kontributet. Nuk mundet që në këtë forcë të madhe solidariteti ti lejojmë vetes të kalojmë në sponatinete. Unë ju garantoj të gjithëve se, nga qeveria do të jetë plotësisht e përkushtuar dhe tërësisht transparente, dhe do ti nënshtrohet të gjithë vendimmarrjeve të këtij komiteti.

Uroj që të gjithë bashkë t’ja dalim dhe tryeza është e hapur për këdo që kërkon të marrë fjalën’, tha kryeministri.