Rama: Lulzim Basha nuk tha pse s’i votoi ligjet e drejtësisë, po rihapi menjëherë kapakun e shpifjeve për drogën

413
Sigal

Kryeministri
Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të opozitës Lulzim Basha lidhur
me raportin e Guardia di Finanza për kultivimin e kanabisit në vendin tonë.Në
një postim të shkurtër në statusin e tij në Facebook, Rama shprehet se Basha
heshti pse nuk votoi ligjet e drejtësisë, por hapi kazanin e shpifjeve për
drogën, të cilin sipas kreut të qeverisë e mbylli GDF përmes raportit të vet.“LB
nuk tha pse s’i votoi ligjet e drejtësisë, po rihapi menjëherë kapakun e
shpifjeve për drogën sapo Guardia di Finanza e mbylli atë kazan!” shkruan Rama.