Nesër publikohet lista emërore për 1312 lejet e legalizimit që do të aplikohet online nga ALUIZNI Durrës

559
Sigal

Tashmë në bazë të ndryshimeve
të fundit ligjore, Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Durrës, do të paraqesë në
ZVRPP Durrës, kërkesën (aplikimin) për
regjistrim të lejes së legalizimit dhe për lëshim të certifikatës së pronësisë
, NË EMËR TË PËRFITUESIT TË LEJES.

 Aplikimi për
regjistrim i cili do të bëhet në emrin tuaj nga ALUIZNI Durrës, DO TË JETË PA PAGESË “aplikim zero”
.

Për këtë arsye, kërkojmë nga të
gjithë qytetarët e poshtëshënuar, të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI Durrës
për të përfunduar procedurën e aplikimit për regjistrimin e pasurisë së
legalizuar.

Cdo qytetar në momentin që do
të paraqitet pranë nesh duhet të jetë i pajisur me dokumentet:

Kartë identiteti Certifikatën
familjare

Rikujtojmë qytetarët se afatet
e aplikimit janë të përcaktuara dhe cdo vonesë juaja, shkakton vonesa në
regjistrim. Prandaj merrni masa të paraqiteni menjëherë pranë zyrave tona.

 

Lista emërore të 1312 subjekteve që duhet të
paraqiten pranë ALUIZNI Durrës për të përfunduar proçesin e aplikimit në ZVRPP
do të jetë e plotë nesër në Gazeta Telegraf.