Rama jep rekomandimet për kryeprokuroren

453
Këshilli i Ministrave miratoi rekomandimet prioritare për Prokurorin e Përgjithshëm në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2018. Qeveria nuk i publikoi kërkesat e saj ndaj organit të akuzës për vitin në vazhdim, ndërsa ka pasur shumë akuza për përdorimin politik të prokurorisë. Gjithashtu, sipas vendimit të djeshëm. ngarkohet ministri i Drejtësisë t’i përcjellë menjëherë Prokurorit të Përgjithshëm rekomandimet prioritare si dhe t’ua bëjë ato të njohura drejtuesve të prokurorive të të gjitha shkallëve, në një mbledhje të përbashkët, jo më vonë se një muaj nga data e miratimit të këtij vendimi. Siç përcakton edhe vendimi i qeverisë, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duhet të zhvillojë një mbledhje të përbashkët me të gjithë drejtuesit e prokurorive për t’i njohur me ato që qeveria vlerëson si prioritete të punës për vitin 2018. Prej 4 muajsh, organi i akuzës drejtohet nga një kryeprokurore e përkohshme, në pritje të ngritjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ky proces duket se do të zgjasë për shkak të procedurave të vetingut. Deri më tani asnjë nga kandidatët për KLP nuk ka marrë vlerësimin e komisioneve të vetingut. Me ngritjen e KLP-së do të çelen edhe procedurat për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri me mandat 7-vjeçar.
Sigal