Rama i ikën krizës së Tiranës, ia shtron me peshk në Durrës

507
Kriza politike dhe institucionale e Tiranës e ka lodhur Edi Ramën, që sot u shfaq duke ngrënë peshk në Durrës. Drekën e transmetoi direkt në Facebook. Herë pas here hante pak peshk nga pjata e tij dhe dëgjonte peshkatarët që kishte ftuar në tavolinë.

Larg zyrës në kryeministri, larg zhurmës dhe situatës që duket pa zgjidhje në Tiranë, kryeministri gjeti pak qetësi me Vangjush Dakon dhe disa peshkatarë.

Prej më shumë se një muaji, opozita proteston në bulevardin Dëshmorët e Kombit për qeverinë teknike, zbatimi i vetingut për gjykatësit dhe prokurorët ka mbetur peng i konfliktit politik, ndërsa LSI vazhdon ta lërë në pritje Edi Ramën, të cilin duket se Tirana po e streson shumë. Për këtë arsye e ka nisur fundjavën, që të premten në drekë, pranë bregut të detit, me një peshk dhe një gotë verë para.
Sigal