Rama humbet qetësinë nga qetësia dhe vendosmëria e ‘Çadrës’, nis provokimet

407
Kryeministri Edi Rama duket se çdo ditë e më shumë po humbet qetësinë e rreme që ka mbajtur deri tani ndaj protestës paqësore, që po bën opozita dhe qytetarët në sheshin përballë zyrës së tij.

Pasi dështoi me provokimin e ultë ditën e diel, kur kaloi vetëm 5 metra pranë çadrës dhe “përshëndeti” në formë karshillëku protestuesit duke mbajtur si mburojë një foshnjë në krah, sot sërish ai është përpjekur ti hedh “benzinë zjarrit”.

Në një postim në faqen e tij në Dacebook Rama e quan “Çadrën e Lirisë”, “Çadra e kampingut” dhe kauzën e saj të pashpresë.

“E vajtueshme sjellja e PD me partnerët ndërkombëtarë. E dëshpëruar kyçja në Çadrën e Kampingut për t’i ikur Fshesës së Vetingut. Të pashpresë!”, shkruan sot kryeminstri.

Por ajo që bie në sy është, se paralelisht me vendosmërinë dhe mënyrën paqësore që po zhvillohet protesta për zgjedhje të lira dhe të ndershme, është pikërisht Rama ai që po humbet qetësinë dhe po kërkon me çdo kusht që të realizohen pritshmëritë e tij; që protestuesit të humbasin durimin dhe bëhen të dhunshëm.

Kjo do të ishte edhe alibia e tij më madhe, pas asaj të Vettingut, e cila po i bie çdo ditë, pasi edhe dje u pa qartë që me opozitë pa opozitë ai ka dështuar që në vezë, pra në mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve.

Pikërisht ky fakt tregon edhe një herë që vetëm me një klasë të re politike të dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme, mund edhe të realizojë edhe një reformë të vërtetë në drejtësi.
Sigal