Mbrojtja e konkurrencës, Kryetari i Bashkisë Berat Ervin Demo takim me bizneset

50
Sigal

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo zhvilloi një takim me bizneset e qytetit, ku u prezantuan specifikat kryesore të legjislacionit për mbrojtjen e konkurrencës. Duke folur në këtë takim kryetari i bashkisë Demo tha ndër të tjera se “gjatë diskutimeve me përfaqësues të biznesit u fokusuam edhe tek zhvillimi që po merr qyteti me fokus turizmin dhe sfidat që dalin për zgjidhje si nga ana e biznesit apo e bashkisë”. Në takimin e zhvilluar në Berat ishte i pranishëm edhe drejtori i Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës, Denar Biba dhe stafi i agjencisë. Po ashtu në takim u diskutua për zbulimin dhe ndëshkimin e marrëveshjeve të ndaluara si dhe raste konkrete nga veprimtaria e Autoritetit të Konkurrencës.