Ja cilëve deputetë u paguhet qiraja në Tiranë

471
Sigal

Zbardhen pagesat që janë bërë në Thesarin e shtetit për rrogat e secilit prej deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, por edhe përfitimet financiare që ata marrin për shkak të statusit të deputetit.

Të ardhurat që marrin deputetët nga ligji për statusin e deputetit është komentuar negativisht nga vetë ligjvënësit, duke theksuar se ato janë të pakta duke u krahasuar me të ardhurat që marrin njerëzit në sistemin e drejtësisë.

Por statusi i deputetit parashikon disa lehtësira për disa deputetë, të cilët nuk kanë banesë në Tiranë. Përfitues kryesorë nga këto janë deputetët që kanë shtëpinë larg Tiranës, të cilët, mesa duket, i kanë marrë të gjitha benefitet që i jep ligji.

Konkretisht, Ilir Pendavinji, Edlira Bore, Ediola Braha, Niko Peleshi, Senida Mesi, Luan Harusha, Fadil Nasufi dhe Fate Velaj marrin rimbursim qiraje, i cili shkon në rreth 35 mijë lekë të vjetër bruto, shkruan “Panorama”.

Një tjetër benefit që marrin deputetët janë edhe rimbursimet e karburantit, sipas të cilit ata marrin një shumë mujore.

Ndarja bëhet në bazë të qarkut, ku deputetët në zonat më të largëta marrin deri në 40 mijë lekë në muaj karburant.