Vrasja në Bërzhitë/ E moshuara u grabit edhe para dy vitesh, grabitësit e dinin që kishte shitur bagëtitë

492
Zbulohen detaje të reja nga vrasja e një 74-vjeçareje në Bërzhitë ditën e djeshme në rrethana misterioze. Jo u gjet e lidhur këmbë e duar dhe me një qes etë zezë në kokë.
Mësohet se ajo jetonte e vetme dhe se ishte grabitur edhe herë të tjera.
Ajo nuk kishte fëmijë dhe jetonte me blegtori në një shtëpi pranë kryeplakut të fshatit.
Ky i fundit është shpreshur se nuk e kishte parë prej dy ditësh të shkonte me bagëti dhe pasi kanë shkuar për të kontrolluar tek banesa e saj, e kanë gjetur të moshuarën të lidhur kokë e këmbë dhe në kokë ishte e mbuluar më një copë të zezë.
“Nga këqyrja paraprake e kufomës dyshohet se e moshuara është lidhur këmbë e duar dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë si pasojë e bllokimit të rrugëve respiratore. Nga informacionet e marra kjo shtetase jetonte e vetme (e ve)”, sqaroi policia.
Në polici janë shoqëruar 20 persona kryesisht banorë të fshatit. Pista e parë e hetimit dhe kryesorja është grabitja, por ka dhe pista të tjera, si ajo e pronave.
Sigal