Deputeti i PL, Petrit Vasili, theksoi se Shqipëria sot ka një kryeministër i cili kërkon të ketë në dorë të gjitha institucionet e vendit
Ai shkroi në Facebook se Edi Rama ‘ëndërron me sy hapur’ që të ketë të gjitha statuset me peshë publike.
Vasili shtoi se për shkak të kryeministrit aktual, shqiptarët sot qeverisen sot nga një narkoshtet.
“Shqipëria ka sot një Ramë qe ëndërron me sy hapur qe te jete kryeministër, kryegjykatës, kryeprokuror, kryerektor, kryeshkencëtar dhe kryekaragjoz.
Për shkak vetëm te këtij kemi sot narkoshtet, narkodrejtësi, narkopolici dhe narkoqeveri.” shkroi Vasili.




















