Rama: Dëmshpërblim total për të përmbyturit

408
Sigal

Kryeministri Rama i ka cilësuar si mizerable sulmet politike për mosshpalljen e gjendjes së emergjencës në zonat e përmbytura. Duke theksuar më pas janë pikërisht ata që bëjnë këto akuza të cilët pavarësisht se shpallën gjendjen e emergjencës 4 herë, nuk i kanë dëmshpërblyer qytetarët.

“Kush na e kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ata që e kanë shpallur 4 herë. Na e shapllin me argumentin se vetëm për këtë do i dëmshpërblimin 100%. Pyetja është e thjeshtë pse nuk i kanë dëmshpërblyer njerëzit. Por kanë lënë 37.4 mln dollarë si një borxh ndaj familjeve të prekura nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës. Ashtu si kundër lanë në arkën e shtetit për emergjencat 570 $.”- tha Rama i cili theksoi se “Nuk mund të rri pa e shprehur qëndrimin për sulmet mizerable, këto sulme nuk do të na pengojnë të bëjmë çdo detyre ndaj njerëzve. Nga këto sulme nuk nxitet solidariteti, por përçarja e urrejtja. Sulmi nuk i sjell asnjë dobi punës,por vetëm pengesa.”- tha Rama.
 
Rama siguron se për  ketë emergjencë u morën masa pa filluar reshjet e dendura duke shtuar se nuk do t’i shmangemi përgjegjësive, gjithashtu ai shton se do të ketë një plan social për përballimin e dëmeve nga përmbytjet.
 
Më tej ai shton se për shtabin e emergjencave ishin lënë 85 kg sheqer, 242 kg konserva mishi, 6 cizme, disa komardare dhe 0 litra karburant.
 
Lidhur me përgjegjshmërinë Rama thekson se qeveria e tij ka vënë 5,6 mln $ për dëmshpërblimet.

“Mjafton të themi se vetëm në një vit kemi vënë 5,6 mln $ për dëmshpërblimet. Ata kanë dëmshpërblyer  81.800 $ për vitin 2012 dhe 190.000 $ në vitin elektoral 2013.”- tha Rama duke theksuar se kjo është e vërteta e shifrave.

Gjendja e jashtëzakonshme? Rama: S’krahasohet me Shkodrën
“Në zonat e prekura, ka dëme të konsiderueshme, por kjo nuk është e krahasueshme me atë çfarë ndodhi në Shkodër.  E gjithë ultësira u bllokua nga uji. Ne nuk do t’i shmangemi asnjë përgjegjësia që do dali nga inventari i dëmit. Do mobilizohemi si asnjëherë. Kemi vendosur si prioritet zëvendësimin e krerëve të humbur dhe do mbështesim me sa do jetë e mundur rikuperimin e prodhimit të humbur dhe infrastrukturës.”- tha Rama.

Rama: Në betejë jo vetëm me motin, por edhe me të shkuarën
I pyetur për buxhetin e vendosur për menaxhimin e përmbytjeve, Rama theksoi se kjo nuk një betejë vetëm me motin por një betejë edhe me të shkuarën tragjike ku ka ndodhur një katrahurë. Sipas Ramës ndërtimet e pakontrolluara kanë sjellë dëmtim të infrastrukturës, por edhe erozione.

“Të gjithë angazhuar maksimalisht për të vepruar me efektshmlëri maksimale. Kjo nuk është vetëm një betejë me motin, por një betejë edhe me të shkuarën tragjike. Që ka ndodhurkatrahura më e madhe. Asnjë shtet evropian, nuk i ka lejuar vetes as në mesjetë këtë çfarë ka ndodhur në Shqipëri, ndërto ku të mundesh se është bereqet. Gjithë kjo jo vetëm ka sjellë dëmtim të gjithë infrastrukturës. Por edhe një faturë të përbindshëm nga erozioni dhe shkatërrimi i pyjeve dhe lumenjve për lëndë të parë.Nga tetori 2013 deri tani është bërë volumi më i madh i pastrimeve të kanaleve krahasuar me 23 vite të shkuar. Janë zhbllokuar kanale kryesorë që nuk ishin prekur prej 20 vitesh. ”- tha Rama.

Rama:Pas 23 qershorit qeveria nuk sulmon Presidentin, ndodh e kundërta
Kryeministri Rama ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentin Nishani duke i cilësuar si të gabuara për pozicionin që ai mbart. Më herët gjatë ditës së sotme Presidenti Nishani duke folur për marrëdhëniet  shprehur se komunikimi me qeverinë është jo korrekt.

Kryeministri Rama i ka cilësuar si të gabuara këto deklarata duke theksuar se “Çfarë kam për t’i thënë Presidentit ja them në sy, ky është ndryshim pas 23 Qershorit. Qeveria nuk sulmon më Presidentin, për herë të parë ka një President që sulmon qeverinë. Nishani ka bërë zgjedhjen e tij të gabuar, por është çështja e tij.”- tha Rama.  

Rama: Dakord me bankat për kreditë e fermerëve
Kryeministri Edi Rama ka diskutuar per përballimin e situatës në zonat e përmbytura gjate nje takimi qe ka zhvilluar sot në mesditë me drejtues te bankave për kredimarrësit e zonave buqjësore të përmbytura dhe ka kërkuar mbështetjen e tyre.

“Qëllimi i takimit ka qenë ndihma e fermerëve qe kanë marrë kredi nga bankat. Dëmtimi i prodhimeve të tyre dhe serave i vendos ata në kushte të vështira. Kërkesa jonë e qartë. Këta kredimarrës duhet t’iu jepet koha e nevojshëm.”- tha Rama në një deklaratë prë mediat pas takimit duke shtuar se se “Përgjigja e bankave e qartë Po do u krijohet kjo lehtësi.”

Rama theksoi se do të diskutohet dhe do të dakordësohet më tej me bankat e nivelit të dytë për detajet për kreditë e marra nga fermerët e prekur nga fatkeqësia