Ndërsa PD po bëhet gati për protestën e sotme në bulevard, kreu i qeverisë, Edi Rama nuk e ka prishur rutinën e mëngjesit.
Edhe sot ai e ka nisur ditën me një përshëndetje në FB, për gjithë shqiptarët.
“Miremengjes dhe dhe ju uroj një fundjavë të mbarë me këtë kolazh fotosh nga java e çeljes së sezonit turistik në Vlorën që po rilind, më tërheqëse dhe mikpritëse se asnjëher딬 shkruan Rama.
Nuk dihet me saktësi nëse do jetë në Vlorë, apo në zyrën e tij gjatë protestës së opozitës. Kujtojmë që në axhendën e sotme të kryeministrit është Bienialja e Venecias, ku Rama prezantohet si artist me koleksionin e tij të vizatimeve “të zyrës”.





















