Rama: BE të financojë edhe kulturën, jo vetëm ndërtimin e burgjeve

371
Kryeministri Rama ka kërkuar nga BE që financimet e saj mos i përqëndrojë vetëm tek ndërtimi i burgjeve, apo komisatiateve të policisë, por të financojë edhe tek e bukura dhe kultura.

Rama: Prandaj unë e kosnideroj shumë të rëndësishëm faktin që BE ka qasje pozitive ndaj kërkesës sonë insistuese që në finacimet e veta mos e ketë vëmendjen si të ndërtojmë burgje të reja, gjykata, komisariate të reja policia, por si të sjellim pranë njerëzve sot bukuritë e të shkuarës dhe si të lidhim atë që sot ndërtojmë me ato bukuri.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Konferencën “Nxitja e Kulturës për Zhvillim të Qendrueshëm” për t’iu përgjigjur të gjithë kritikëve për programin e rilindjes urbane. Kreu i qeverisë tha se ato kamë kritika vulgare dhe mendjelehta.

Rama: Besoj që është me rëndësi që të gjejmë rrugët për të influencuar qeverisjen në nivelin qëndror dhe lokal në funksion të së bukurës. Une shpesh ndeshem me një kritikë vulgare që lidhet më programin e rilindjes urbane që në thelb synon të ngjallë një raport me të bukurën. Një kritike sipas së cilës ne jemi pa bukë, ju investoni për fasada, ne jemi pa uji ju investoni për ndriçim. Ne kemi halle të tjera ju merreni me muzeume dhe hapësira publike ku në fund të ditës nuk gjen buke, uje dhe nuk gjen zgjidhje për problemet immediate. Kjo është një kritike mendjelehte, dhe më duket e kotë për të humbur kohë të shpjegoj pse. Unë e sjell këtu në vëmednje për të nënvizuar aspektin pozitiv të kësaj qasje, që nëse do të kishim mundësi do të duhet ta përforconim edhe me më shumë financime.
Sigal