Qeveria synon kontrollin me ligj të organizatave rinore

408
Sigal

Ligji për Rininë/ Pse ky ligj synon kontrollin e organizatave rinore nga qeveria?

Shqipëria, si i vetmi shtet në Evropë pa një ligj për rininë, vetëm para disa muajsh me nxitje edhe nga insitucionet evropiane dhe organizatat e shoqërisë civile në vend mori nismën e hatrimit të një ligji për rininë. Si shumë ligje të tjera u tha se u konsultua me publikun, paçka se pati disa ture nga Ministria e Sportit Arsimit dhe Rinisë që udhëtoi në disa qarqe të vendit.Ajo që deklaruan organizatat rinore të shoqërisë civile në vend, ishte se ministria nuk i kishte thirrur dhe nuk ishte konsultuar me ta, por edhe në ndonjë rast sporadik që kishte pasur takime të tilla me organizata, këto të fundit kanë deklaruar se asnjë prej propozimeve të tyre nuk është pasqyruar në projektligjin përfundimtar që më pas kaloi për miratim në parlament.Ky ligj, me të drejtë është akuzuar edhe si jokushtetues dhe si tentativë e ministrtisë së linjës për te centralizuar aktivitetin e organizatave rinore. Kjo për disa arsye që janë pasqyruar edhe në përmbajtjen e këtij ligji. Ky ligj i “detyron” organizatat rinore që të bëhen pjesë e këshillave kombëtarë ose vendorë, ndryshe nga sa parashikon edhe kushtetuta duke e mbrojtur fort lirinë e organizimit. Ky ligj shpreh tendenca për ta centralizuar këtë të drejtë. Kjo shihet edhe nëpërmjetmënyrës sesi ky ligj parashikon ta zhvillojë të drejtën e organizatave për tu organizuar.Si në nivel kombëtarë ashtu edhe në atë vendorë, ky ligj vendos në krye të këshillave njerëz politikë. Në atë kombëtar vendos Koordinatorin kombëtar që emërohet nga kryeministri ose ministri përgjegjës, ndërsa në Këshillin Vendor vendos në krye një zv. Kryetar ose Nën/kryetar të Bashkisë.Pra në thelb, ky ligj synon kontrollin e të gjitha organizatave rinore duke i vendosur brenda nje kuadri që do të kontrollohet e drejtohet nga njerëz të emëruar nga vetë qeveria.