Në ditën e fundit të vitit 2018, qeveria ka miratuar edhe një vendim për shpërblimin për Komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerët Publikë dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, thuhet se Këshilltarët ligjorë dhe ekonomikë, shpërblehen në masën e 80% të pagës. Përfitues të pagës së plotë, sipas vendimit janë ata që kanë 12 muaj në institucion. Vendimi i miratuar, më 31 dhjetor, ka hyrë në fuqi në të njëjtën ditë në Fletoren Zyrtare. Paga bazë e Komisionit të Kualifikimit dhe dy Komisionerëve është 3 milionë lekë të vjetra, ndërsa e gjyqtarëve të Kolegjit të Apelit është 4 mln lekë të vjetra. Por, ata përfitojnë pagesë mujore shtesë për shkak të vështirësisë, duke shkuar në 7.5 mln lekë të vjetra për kategorinë e parë dhe 10 milionë lekë të vjetra për kategorinë e dytë. Këshilltarët marrin 2.4 milionë lekë të vjetra pagë bazë plus edhe një pagë shtesë, pra 4.8 milionë lekë të vjetra pagesë mujore. Pse qeveria nuk shpërblen oficerët gjyqësorë, gjyqtarët, prokurorët, që përballen drejtpërdrejt me krimin? Mos ndoshta, kësisioj, qeveria do t’i marrë me të mirë komisionerët e vettingut, për të ndikuar në vendimmarrjen e tyre?