Engjëll Musai
Edhe pse kanë kaluar 2 vite nga fillimi i pandemisë së Covid-19 ende nuk ka asnjë shkaktar se nga kush u krijua, si përhap dhe kush është përgjegjës për mijëra dhe miliona të vdekur anembanë botës. Qytetarët humbën kursimet, vendet e punës ndërsa bizneset falimentimin masivë të tyre. Të vetmit që përfituan ishin politikanët e korruptuar, të cilët nëpërmjet diktaturës së pandemisë konsoliduan pushtetin e tyre politik, ekonomik dhe ushtarak. Në Shqipëri qeveria Rama, ndryshe nga shumë vende të botës që mbyllën kufijtë, lejoji qarkullimin dhe linjat e avionëve duke krijuar një situatë pasigurie në vend. Spitalet u gjendën të papërgatitura dhe sitemi mjekësor ishte në asfiksi të plotë. Madje pati çorganizim të organizuar dhe në spitale mungonte edhe oksigjeni. Aq e vërtetë ishte kjo saqe vdekjet na rendisin në vendet e para në botë për numër popullsie dhe shumica e biznesmenëve, qeveritarëve dhe oligarkëve , përdorën avionët e vegjël për tu kuruar në Itali, Turqi, Austri,Zvicër, Gjermani etj. Por qeveria të vetmin sukses të saj kishte nxjerrjen e autoblindave në bulevardin e Tiranës, rrugët dhe rrugicat e qyteteve të vendit, me efektivë të armatosur deri në dhëmbë ,për të luftuar armikun e padukshëm, sikurse i pëlqente ta quante ajo Covid-19. Dhe kjo nuk ishte e rastësishme , përkundrazi ishte një strategji e mirëorjentuar edhe nga globalistët kudo në botë. Kaq e vërtetë është kjo saqë ,vetë kreu i qeverisë deklaronte në fillimin e pandemisë, që të mos blinin maska, pasi nuk nevoiten dhe nuk kanë vlerë përdorimi i tyre. Më vonë ndërruan mendje dhe kush nuk mbante maska përfundonte në qeli dhe me gjoba të majme që shkonin deri në 30 mijë lekë. Por qeveria nuk ju përmbajt dot qëllimit për të cilin duhej shfrytëzuar pandemia, kur vendosi daljen me orar, një ditë burrat, një ditë gratë, paradite pleqtë, në drekë fëmijët dhe natën furrat e bukës. Një marrëzi që vetëm në Shqipëri ndodhi. Madje u arrit deri aty ,sa edhe në makinë ndalohej të merrje pjestar të familjes, pavarsisht se në shtëpi banonin të gjithë bashkë. U ndaluan grumbullimet e qytetarëve dhe qëllimi ishte goditaja e protestave, pasi qytetarët ishin kundër veprimeve antikombëtare sikurse ishin prishja e Teatrit Kombëtar, lëvizjet në pyje, male, bregdet etj. Ndërsa për forcat speciale dhe policinë lejohej grumbullimi dhe qarkullimi i tyre ,pasi qëllimi final ishte të shtypnin grumbullimet. Në stadiume dhe pallate sporti lejohej të mblidheshin militantët e partisë në votime ,por jo ata që çoheshin dhe protestonin për bukën e gojës, apo qanin në dyert e spitaleve pa ilaçe. Madje po të protestoje dhe të kërkoje autopsinë , arrestoheshe. Ja kjo ishte “junta qeveritare’ për të cilën askush nuk flet. Oraret e daljes, vrasja e të riut nga Policia e Shtetit, rrahjet barbare të fëmijëve nga patrullat e policisë së droguar dhe inkriminuar, gjobitja e tyre dhe marrja me dhunë e parave nëpërmjet faturës së energjisë ishin dhe do të kujtohen si fytyra e vërtetë e qeverisë autokrate të politikanëve të korruptuar. Nata ishte për çakenjtë që dilnin me thaës me para për të blerë votat, Një pjesë e të cilëve u denoncuan me zë dhe figurë. Dhe sot ne kemi peshqesh qeverisjen e pazareve të pista të pozitës me ish-opozitën fiktive, pjesë e marveshjes së madhe të politikës globaliste anembanë botës. Ka edhe fakte të tjera ,por sa më shumë kohë kalon, aq më qesharake duket diktatura e liderëve të korruptuar që nënshtruan popujt e tyre me “Armikun e padukshëm”.






















