Qeveria përgatit manipulimin e votave, 250 familje në Mallakastër transferohen 10 km larg për të mos patur mundësi të votojnë

161
Sigal

Qeveria po përgatit manipulimin dhe vjedhjen e votave në zgjedhjet e 25 prillit. 250 familjeve të fshatit Ngancie në bashkinë Mallakastër u është ndryshuar qendra e votimit, duke u transferuar 10 kilometra më larg për të mos patur mundësi që të votojnë. Banorët e këtij fshati shprehen se do t’iu duhet të shkojnë në fshatin Lapulec për të votur, por kjo është e pamundur për ta sepse duhet të bëjnë 10 km rrugë.

Banorët shprehen se kjo cënon të drejtën e votës pasi është e qëllimshme. Duke qenë se shumica e banorëve janë të moshuar dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore e kanë të pamundur të shkojnë të votojnë në një largësi kaq të madhe.

“Jemi të sëmurë, nuk ikim dot aq larg, duam të mos e humbasim votën për këtë vit. Po na humbasin votën dhe djersën tonë”, shprehet një nga banorët.