Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka marrë fjalën në Kuvend, në interpelancën e kërkuar me ministren Mirela Kumbaro.
Ajo akuzoi qeverinë se në vend që të përdorë ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 14-vjeccari Martin Cani, për të reflektuar, ka bërë politikë.
“Protesta e 10 shkurtit tregoi forcën e mijëra qytetarëve që nuk duan të heshtin. Dënoj me forcë dhunën e ushtruar ndaj minorenëve dhe deputetit Nallbati.
Kur goditet një fëmijë në shesh imagjino sa të sigurt janë në shkolla. Arsimi shqiptar është në emergjencë jo vetëm as i përket cilësisë. Ngjarja e Martin Canit tronditi dhe duhet të kishte shërbyer në moment reflektimi për sigurinë në shkolla. Qeveria vendosi ta përdorë për politikë.
Të miturit po mbajnë me vete thika, jo libra”, tha ajo.




















