Ndërkohë që 70% e pensioneve janë të ulëta, ndihma sociale një lëmoshë dhe rindërtimi i banesave s’ka përfunduar edhe pse kanë kaluar 7 vite nga tërmeti, qeveria po i shpenzon taksat për luks zyrash dhe blerje makinash të reja për të lëvizur zyrtarët, një pjesë e të cilëve, sikurse po e shohim përditë në media janë të përfshirë në skandale korruptive dhe seksuale. Mbi 35 mld lekë do merren nga shërbimet publike dhe fonde emergjencash për 1000 mijë makina të reja, ndërkohë që 13 vite më parë ua falën makinat titullarëve të kohës. Ja marrëzia !
Ndërkohë që 70% e pensioneve janë të ulëta, pagesat sociale janë lëmoshë dhe nuk ka përfunduar rindërtimi i banesave edhe 7 vite pas tërmetit, qeveria po i shpenzon taksat për luks zyrash dhe blerje makinash të reja për të lëvizur punonjësit e administrates. 35 mln euro do merren nga shërbimet publike dhe fonde emergjencash për 1000 mijë makina të reja.
“Epidemia e makinave”
Në mandatin e parë u hodh ideja që makinat e shtetit të merrem me qira dhe jo të blihen për të reduktuar kostot, ndëkohë që miliona euro shkuan dëm pasi institucionet për periudhën 4-5 vjeçare e mbanin mjetin në dispozicion, ndërsa pas përfundimit të kontratës do i dorëzojë sërish te koncesionari. Edhe pse ndërkohë u shpenzuar miliona nag taksa e shqiptarëve për mirëmbajte dhe riparime në servise, ku kostoja e një makine i kalon 70 mijë euro.
Ndërkohë që 70% e pensioneve janë të ulëta, pagesat sociale janë lëmoshë dhe nuk ka përfunduar rindërtimi i banesave edhe 7 vite pas tërmetit, qeveria po i shpenzon taksat për luks zyrash dhe blerje makinash të reja për shefat në Kryeministri, Kuvend dhe institucionet vartëse.Pra gjithë ky luks, për të lëvizur punonjësit e administrates.
Një informacion nga burime brenda Ministrisë së Financave ka bërë me dije për “Pamfleti”-n se, në buxhetin e vitit 2026, ka filluar skema për kalkulimin e një fondi për të blerë makina zyrash.
Fondi për blerjen e makinave për zyrtarët është përcaktuar 35 milionë euro, i siguruar duke hequr miliona të planifikuara me ligjin e Buxhetit të Shtetit për investime, shërbime publike dhe fonde emergjencash gjatë vitit 2026.
Sipas informacionit, qeveria do të blejë 1000 makina të reja për shefat e drejtorive në Kryeministri e Kuvend dhe për drejtuesit e institucioneve e enteve qendrore që varen nga qeveria, ndërkohë që ata kanë makina të cilat nuk kanë kaluar 5-6 vite prodhim e përdorim.
Ky fakt tregon se nuk ka nevojë për rinovim të flotës së makinave të zyrtarëve të pushtetit, por do të bëhet ndërrim makinash me marka dhe prodhime të vitit të fundit, ndërkohë që ministrat, sekretarët e përgjithshëm dhe drejtorët e shoqërive publike kanë makina që kushtojnë 100-150 mijë euro.
Blerja e 1000 makinave të reja bëhet në të njëjtën kohë që Kryeministria, ministritë, Kuvendi dhe drejtoritë qendrore, vetëm në vitet 2022-2025, kanë blerë në total 215 makina, madje më tepër se nevojat që kanë për funksionarët dhe nevojat e administratave.
Ndërsa gjatë viteve 2014-2025, institucionet e pushtetit qendror, sipas Buletinit të Prokurimeve Publike dhe Thesarit të Shtetit, kanë paguar 127 milionë euro për makina me qira, ndërkohë që për 32 kontrata qiraje vazhdojnë pagesat me afat deri në fund të viteve 2028-2029.
Ndërsa tani, kryeministri ka urdhëruar të blihen 1000 makina të tjera me vlerë totale 35 milionë euro, që është shpenzimi më i madh i bërë njëherësh për blerje makinash zyrtare, megjithëse drejtuesit dhe institucionet e entet publike kanë makina prodhime të 5 viteve të fundit.
Brenda qeverisë flitet se ndër të favorizuarit ku do të blihen 1000 makinat për zyrtarët janë kompania “Classic” e Agron Papulit, dhe dy kompanitë “Mektrin Motors” e “Eurocar Rentals”, të bashkëshortit e kunatit të kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako.
Ministri i Financave, ka dhënë urdhrin për kalkulimin e fondit të veçantë 35 milionë euro jashtë planifikimit buxhetor dhe po u bën presion vartësve ta sigurojnë sa më shpejt.





















