Drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Xhelal Mziu, ka mbajtur një fjalim të fortë gjatë takimit me demokratët në qytetin e Dibrës, ku ishte i pranishëm edhe lideri i opozitës, Sali Berisha. Mziu akuzoi kryeministrin se ka kthyer Dibrën në zonën më të varfër të vendit dhe se në 12 vite qeverisje ka mbyllur shkollat dhe universitetin shtetëror të qarkut.
Ai e cilësoi kryeministrin si hakmarrës krahinor, duke theksuar se Dibra dhe qarqet veriore janë diskriminuar rëndë në investime. Sipas tij, çdo metër asfalt në këtë zonë mban firmën e Partisë Demokratike. Mziu shtoi se bujqësia është shkatërruar dhe se fermerët kanë falimentuar, ndërsa qeveria nuk ka dhënë asnjë mbështetje. Ai përfundoi duke thënë se më 11 maj qytetarët do ta rrëzojnë këtë qeveri të krimit dhe korrupsionit.
Mziu: Kryeministri çyryk në 12 vite e ka kthyer Dibrën në zonën më të varfër.
Kryeçyryku, kryeministër hajdut si askush tjetër, i ka mbyll shkollat e Dibrës, kryeministri çyryk si askush tjetër e ka mbyllur universitetin shtetëror të Dibrës.
Kryeministri hakmarrës politik por edhe krahinor, për qarkun Dibër por edhe për të gjitha qarqet e Shqipërisë së veriut, e ka diskriminuar këtë zonë sepse gjysma e komunave, gati 90% të fshatrave në këtë zonë, nuk kanë asnjë metër asfalt.
Çdo asfalt që është në këtë qytet, në këtë qark, ka vetëm emrin e Sali Berishës, ka vetëm investimet e Partisë Demokratike, ndërsa ky kryeministër hakmarrës ndaj demokratëve, ndaj qarkut Dibër dhe qarqeve të veriut, i ka dhënë vetëm 6% të buxhetit të shtetit në këto 132 vite, duke e diskriminuar.
Ndaj dhe sot demokratë e socialistë e kanë mbushur këtë shesh për ta shembur këtë qeveri krimi dhe korrupsioni.
Ky kryeministër e ka zhbërë Dibrën, e ka shkatërruar bujqësinë.
Sot fermerët e Dibrës kanë falimentuar sepse asnjë qindarkë e buxhetit të shtetit nuk shkon për fermerët.
Ky kryeministër që e ka kthyer Shqipërinë në një republikë pensionistësh.
Ky kryeministër e ka shpopulluar Peshkopinë, e ka shpopulluar qarkun e Dibrës por kjo dallgë shpopullimi do t’i kthehet si bumerang më 11 maj duke e votuar kundër këtë qeveri korrupsioni.
Demokratët dhe socialistët e Dibrës si asnjëherë tjetër janë bashkuar për ta shembur këtë qeveri krimi dhe korrupsioni që e ka shpopulluar si askush tjetër këtë vend.