Qëndrimet e Ramës kundër presidentit të SHBA

427
Sigal

Në vitin 2015( 1 ), në dokumentin e brëndshëm konfidencial të Prezencës së OSBE në Tiranë, Rama rezulton “zotërues i një pasurie prej 200 milion dollarë amerikanë të fshehur në një llogari off shore në emër të vëllait të tij…”. Ky dokument është bërë publik nga media në Shqipëri duke rrjedhur nga zyra e Prezencës së OSBE në Tiranë kur drejtues i saj ka qënë austriaku Florian Raunig kurse këshilltare politike amerikania Julia Raschka.

  1. Në vitin 2016( 2 ), kur zhvillohej fushata, për zgjedhjen e presidentit të SHBA, Rama ka bërë disa deklarata në median kosovare (Interviste me Baton Haxhiun) dhe me median amerikane (CNN dhe FP) duke e cilësuar kandidatin Trump “turp i civilizimit” dhe duke i bërë thirjje amerikanëve të mos e votojnë se zgjedhja e tij do të shkaktonte prishjen e marrdhënieve Shqipëri-SHBA.
  2. Në dhjetor të vitit 2017( 3 ), Edi Rama ka urdhëruar përfaqsinë e Shqipërisë në Nju Jork të japë votën e Shqipërisë Kundër nismës së SHBA të paraqitur në OKB për vendosjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem, gjë që është shoqëruar me deklaratën e Presidentit Trump që e klasifikonte Shqipërinë në “grupin e vëndeve jo mike të SHBA”.
  3. Në prill të vitit 2018( 4 ), pas një hetimi disa vjecar, organizata amerikane e shoqërisë civile, Judicial Watch, përmes një dokumenti prej 31 faqesh, i ka sugjeruar DASH të hetojë lidhjet e ngushta të ambasadorit të SHBA në Tiranë Donald Lu në mbështetje të Ramës, vecanërisht që Rama të vendosë nën kontroll sistemin e drejtësisë. Por ajo që mund të konsiderohet shumë e rëndë, është konkluzioni i JW ku thuhet se “Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, i emëruar nga administrata e Obamës, ka qenë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe qeverinë socialiste në Shqipëri.

Në maj 2017, Lu ka dhënë kontributin e tij për të minuar planet e partive opozitare shqiptare për të protestuar ndaj zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duke deklaruar se SHBA do të pranonin rezultatet e zgjedhjeve edhe në qoftë se partitë e opozitës refuzonin të merrnin pjesë”.

Po ashtu në këtë dokument të JW thuhet se “Administrata Obama ka mbështetur fondet e Soros për aktivitetet politike të së majtës në Shqipëri. 5. Në tetor të vitit 2018( 5 ), përfaqësuesi i Shqipërisë votoi kundër SHBA, duke miratuar Projekt Rezolutën e paraqitur nga Egjipti për të njohur në OKB Palestinën si drejtuese të Grupit 77.

Ndaj kesaj Rezolute kishte vota kunder ShBA dhe kishte abstenime nga disa vënde të BE e të rajonit si për shëmbull Bosnja qe eshte antare e Grupit 77. Reagimi amerikan ishte i menjehershem, duke e konsideruar kete Rezolute si nje akt te demshem dhe qe do te veshtire