“Qante dhe bërtiste”, reagon Presidenti Meta pas vdekjes së udhëheqësit të ISIS: Lajm shumë i mirë për njerëzimin

724
Sigal

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka reaguar në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, pas lajmit për vdekjen e udhëheqësit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi.

Pas njoftimit që dha më herët Presidenti i SHBA, Donald Trump, se është vrarë pas një operacioni të forcave speciale ushtarake amerikane në Siri, kreu i vendit tonë shprehet se ky është një lajm i mirë për njerëzimin.

“Ikja në ferr e Al-Baghdadi është një lajm shumë i mirë për njerëzimin, për një botë në paqe dhe më të sigurtë! Mbështes plotësisht deklaratën e Presidentit Trump! Krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit!”, ka shkruar Meta.

Trump gjatë deklaratës së tij u shpreh se udhëheqësi i Shtetit Islamik ishte fshehur në një tunel nga u përpoq të ikte, ”duke qarë dhe duke bërtitur gjatë gjithë rrugës”. Presidenti Trump tha se Bagdadi aktivizoi jelekun e tij me eksplozivë, duke vrarë gjithashtu tre fëmijë.

President Donald J. Trump: "Last night was a great night for the United States and for the world."

Gepostet von Team Trump am Sonntag, 27. Oktober 2019