Pushteti në aksion për vota/ Entet e energjisë shantazhojnë familjet: Votoni kandidatët tanë, ose nuk ju lidhim dritat e s’ju falim kamatat

274
Sigal

Një denoncim i fortë është bërë nga qytetarët durrsakë  për blerje votash për kandidaten e PS-së në familjet e varfra të Durrësit.Deputeti e ka përcjellë publikisht këtë skandal ku shfrytëzohet varfëria, me emra dhe mbiemra përgjegjësish:Një denoncim i minutës së fundit, dërguar nga qytetarët, shkruan ai.“Drejtorët e OSHEE, Dorian Baba dhe Ersi Sulejmani, të deleguar në Sukth si koordinatorë të PS, po shantazhojnë për qëllime politike disa familje në nevojë, duke u ndërprerë energjinë elektrike. Më pas dërgojnë bashkëpunëtorin e tyre Aurel Alimadhi, drejtor në OSHEE Golem, për të negociuar rilidhjen e energjisë elektrike në këmbim të votës për PS.Të përdorësh energjinë elektrike, që është jetike për qytetarët, si mjet shantazhi, është çnjerëzore dhe kriminale. Cilitdo që i merr koka erë dhe shantazhon qytetarët për vota, e ka përgjegjësinë ligjore dhe personale!” paralajmëron Këlliçi.