Që zyrtarët dhe institucionet publike nëpërkëmbin ligjin, tashmë nuk është fenomen që habit në vend. Duke nisur nga zyrtarë të lartë që shkelin Kodin Zgjedhor me premtimet elektorale, e deri mos raportimi i aktiviteteve publike. Zgjedhjet vendore të 14 majit kanë nxjerrë në pah dhe veprime të KQZ. Si psh; lind pyetja: Pse nuk bën publike KQZ listat e kandidatëve të Këshillave Bashkiak?
Mungesa e transparencës lidhur me këtë çështje është mundësi e artë abuzimi për ndryshimin e fletëve, për të shtuar apo për të hequr emra. Mundet që në lista të shtohen emra që kanë probleme me pasurinë dhe zbulimi nga qytetarët të krijojë pakënaqësi të mëdha. Publikimi i listës duhet të bëhej orë pas miratimit dhe jo të qëndrojë në terr.
KQZ në një nga reagimet më të fundit ka bërë me dije se po shqyrtohet projektvendimi për vendndodhjen e qendrave të votimit në ndërtesa private. Po sa efektive do jetë diçka e tillë, pse pikërisht në qendra private, kur mund të përdoren ato publike si shkolla, çerdhe etj,.. që të shërbejnë si qendra sigurie.




















