Protestuesit revoltohen ndaj policisë, mes tyre edhe ish-deputetja e PD, Albana Vokshi

300
Sigal

Protestuesit vijojnë të hedhin shashka dhe lëndë piroteknike në drejtim të efektivëve të policisë. Ajo që vihet re është edhe një tensionim mjaft i madh i situatës, ku qytetarët thërrasin në turmë ‘poshtë diktatura, rroftë liria’ ndërsa efektivët e policisë janë shtuar ndjeshëm në numër në zonën para Galerisë së Arteve për të ruajtur rendin.

Në sheshin para Ministrisë së Brendshme, protestuesit kanë gjuajtur me mjete piroteknike dhe shashka efektivët e policisë, duke sjellë dhe reagimin e këtyre të fundit duke bërë disa shoqërime.

Në përplasjet me policinë ka qenë edhe ish-deputetja e PD, Albana Vokshi.